BOTA

Dokumenti/ Vatikani ka rregulla sekrete për priftërinjtë që bëhen baballarë

11:13 - 20.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vatikani ka zbuluar se ekzistojnë udhëzime sekrete për priftërinjtë, të cilët bëhen baballarë, pavarësisht premtimeve të tyre të beqarisë.




“Unë mund të konfirmoj se ekzistojnë udhëzimet, është një dokument për përdorim të brendshëm”.

Kështu ka deklaruar zëdhënës i Vatikanit, Alessandro Gisotti, në një deklaratë për CNN, duke shtuar se këto dokumente nuk do të bëhen publike për shkak se janë çështje të brendshme.

Ekzistenca e këtyre udhëzimeve të Vatikanit, u raportua për herë të parë nga “The New York Times”.

Vincent Doyle, babai i të cilit ishte prift katolik, ka deklaruar se ishte njohur me dokumentin kur ai udhëtoi për në Romë në kërkim të drejtësisë për fëmijët e klerikëve.

Sipas këtij dokumenti, klerikët që janë bërë baballarë duhet të heqin dorë nga shërbimi kishtar dhe t’i marrin përgjegjësitë e prindit përmes përkushtimit të plotë ndaj fëmijës.

Në anën tjetër, viktimat e abuzimit seksual të klerikëve nga e tërë bota do të mblidhen gjatë kësaj jave në Romë për të protestuar në prag të një samiti të udhëheqësve kishtarë, i cili është thirrur nga Papa Françesku.

Numri i fëmijëve që janë lindur nga marrëdhëniet e priftërinjve nuk dihet, por një grup që ofron mbështetje për ta, ka 50 mijë anëtarë në 175 vende të ndryshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.