AKTUALITET

Elisabeta Imeraj garon për SPAK, ja lista e plotë e prokurorëve që kanë aplikuar  

14:51 - 20.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deri tani kanë aplikuar 23 Prokurorë për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).




Së fundmi ka qenë Elisabeta Imeraj që ka aplikuar për t’u bërë pjesë e SPAK. Imeraj është prokurore në Prokurorinë për Krimet e Rënda.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar. Me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane.

Kujtojmë se nesër është afati i fundit i aplikimeve ndërsa më poshtë ju njohim me secilin aplikant:

LISTA E APLIKIMEVE PER SPAK

1.Klodjan Braho   Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

  1. Besnik Muci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
  2. Anton Martini Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
  3. Edvin Kondili Prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.
  4. Ened Nakuci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
  5. Eugen Beci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
  6. Doloreza Musabelliu Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
  7. Arben Kraja Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
  8. Vladimir Mara Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
  9. Dritan Prenci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
  10. Shkelzen Cena Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Diber, aktualisht i komanduar në Prokurorinë e Tiranës.
  11. Behar Dibra Prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.
  12. Besim Hajdarmataj Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
  13. Dorina Bejko Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec.
  14. Vate Staka Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër
  15. Fatmir Hoxhaj Drejtor në Drejtorinë e Administrimit të Pronës Shtetërore, Ministrinë e Financave, 12 vite në sistemin e Prokurorisë
  16. Altin Dumani Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
  17. Enkeleda Osmani(Xhengo) Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës
  18. Elida Kackini (Selami) Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
  19. Enkeleda Millonai, Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, aktualisht drejtuese e kësaj Prokurorie.
  20. Maksim Sota Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës   së Parë Vlorë
  21. Donika Prela Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Aktualisht drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

23.Elisabeta Imeraj, Prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.