Kryesore

Foto/ Dorëheqja e Lulzim Bashës: Nuk ka kthim pas! Lë mandatin edhe Sali Berisha

21:49 - 20.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Me vullnet të lirë deklaroj: Unë, Lulzim Basha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke vlerësuar si të pamundur vijimin e punës në Kuvendin e Shqipërisë, në mbështetje të shkronjës ‘b’, pika 2, e nenit 71 të Kushtetutës, jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati si deputet në Kuvendin e Shqipërisë”.




Kjo është deklarata e dorëheqjes që ka firmosur kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme, pasi Këshilli Kombëtar i PD vendosi unanimisht për djegien e mandateve.

Me dorëheqjen nga mandati i deputetit, Kryetari Basha fton qytetarët në protestë nesër në orën 10.00, para Parlamentit.

“Nuk ka kthim pas! Nesër së bashku si qytetarë të lirë para Parlamentit, ora 10.00”, shkruan kreu i PD.

Ndërkohë edhe ish-lideri i PD Sali Berisha ka lënë mandatit e tij si deputet!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.