Show-Bizz

Këngëtarja e njohur ndahet nga i fejuari, shkak mosmarrëveshjet

13:38 - 20.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur Lady Gaga është ndarë nga i fejuari i saj, Christian Carino. Ndonëse aludohej prej kohësh ndarja e këngëtares nga agjenti i talenteve, ajo e ka konfirmuar së fundmi për “People”




Sipas burimeve afër saj mësohet se arsyeja e ndarjes së çiftit kanë qenë mosmarrëveshjet mes tyre.

Dyshimet e para për këtë ndarje kanë ardhur pasi Gaga prej kohësh nuk e mban me unazën gjigande të fejesës.

Gjithashtu  edhe në evente të ndryshme ku ka marrë pjesë këngëtarja, i fejuari i saj nuk ka qenë i pranishëm.

Më 10 shkurt, pasi tërhoqi çmimin Grammy për këngën “Shallow”, këngëtarja nuk e përmendi të fejuarin në fjalimin.

Carino dhe Gaga kanë nisur të frekuentohen në shkurt të vitit 2017. Më pas, në nëntor të 2017-ës, zhurmat për fejesën e tyre nisën pasi Lady Gaga u shfaq në evente me një unazë të madhe diamante.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.