BOTA

Nisin hetime rreth planeve bërthamore të SHBA-së në A. Saudite

08:17 - 20.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtetet e Bashkuara janë duke nxituar për të bartuar tekonologjinë sensitive të fuqisë bërthamore në Arabinë Saudite, është thënë në një raport të ri të Kongesit të SHBA-së.




Paneli i Dhomës së Përfaqësuesve, që kontrollohet nga demokratët, ka nisur një hetim pas shqetësimeve të lidhura me një plan të Shtëpisë së Bardhë për të ndërtuar reaktorë bërthamorë në Mbretëri.

Informatorët i kanë thënë panelit se një gjë e tillë do ta destabilizonte Lindjen e Mesme, duke fuqizuar prodhimin e armëve bërthamore. Sipas raportit, kompanitë e lidhura me presidentin kanë shtyrë përpara këto transfere, shkruan REL.

Presidenti amerikan, Donald Trump është takuar me zhvilluesit e fuqisë bërthamore në Shtëpinë e Bardhë më 12 shkurt, për të diskutuar ndërtimin e centraleve në kombet e Lindjes së Mesme, përfshirë Arabinë Saudite.

Dhëndri i Trumpit, njëherësh këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, do të udhëtojë në Lindje të Mesme këtë muaj për të diskutuar planin e administratës së Trumpit për paqe.

Arabia Saudite ka thënë se dëshiron të ketë fuqi bërthamore në mënyrë që të zgjerojë burimet e energjisë.

Mirëpo sipas mediave amerikane, shqetësim përbën fakti se edhe rivali i Arabisë Saudite, Irani, ka ambicie bërthamore.

Sipas kritikëve, qasja e Arabisë Saudite në teknologjinë bërthamore amerikane, mund të nxisë garë armësh në rajonin armiqësor.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.