AKTUALITET

“Nusja s’më shërben, djali më rrahu”, vajza i bën ftesë të jetojë me të në Itali

14:10 - 20.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 të autores Evis Ahmeti ishte i ftuar Ramadan Hasa është një 67-vjeçar i cili jeton në kryeqytet. Ai është baba i 3 femijëve, 2 vajzave dhe një djali, por pas vdekjes së bashkëshortes disa vite më parë ka mbetur fare i vetëm. Vajzat jetojnë si emigrante jashtë vendit ndersa me të birin pas një bashkëjetese me të dhe nusen e tij pati konflikte.




Ai thotë se ata nuk kujdeseshin për të, nuk i bënin ushqim edhe pse ju jepte para. Në debat e sipër me të birin situata agravoi deri në konfrontim fizik dhe ai e denoncoi atë në polici për dhunë. Ka qenë vajza e cila e ka bindur që të terhiqte denoncimin dhe ta falte, por më pas djali ka vendosur të largohet nga banesa dhe të jetojë diku tjetër me qira.

67-vjeçari thotë se nuk jeton dot i vetëm e nuk kujdeset dot për veten ndaj në këto kushte ai kërkon ndihmën e shtetit që ta strehojë në një azil, në këmbim dëshiron të japë banesën e tij dhe pensionin e pleqërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.