SPORT

Taipi karikon: Asgjë nuk ka mbaruar, jemi Skënderbeu!

11:13 - 20.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqiptari nga Kosova, 22-vjeçari Shqipërim Taipi ka festuar ditëlindjen në Korçë, aty ku në 4 takimet që ka luajtur deri më tani, shihet si një lojtar me perspektive. Në prononcimin e tij për “RTSH sport”, ka pohuar se ndjen shumë kënaqësi që luan me fanellën bardhekuqe: “Ndjenjë e veçantë që të luash me Skënderbeun, që ka qenë shumë vite edhe kampion. Nuk është e lehtë jo vetëm të luash, por edhe të jesh pjesë e Skënderbeut”.
“Unë them se në Vlorë, skuadra nuk ishte në 100% dhe kjo ka qenë shkaku që nuk u morën 3 pikët. Shkuam për të marrë rezultat pozitiv, pasi vinim nga një fitore me Laçin në fushën tone, por fati nuk ishte me ne”, – tha Taipi ndër të tjera pas humbjes me Flamurtarin.
Në fund, Taipi vuri në dukje se asgjë ka mbaruar dhe se ekipi duhet të japë më të mirën: “Kampionati është i gjatë, ne jemi futbollist profesionist dhe çdo ndeshje ka specifikën e vet. Ne duhet që të bëjmë më të mirën kudo ku luajmë. Ne dhe trajneri duhet që të bëhemi të fortë dhe të shohim përpara. Kemi respekt për të gjitha ekipet dhe është momenti që të fitojmë, luajmë në shtëpi dhe shpresoj që të gjithë të bëjmë më të mirën. Vijmë nga një humbje, por jemi profesionistë dhe duhet që të dalim nga kjo situatë. Me Tiranën kemi shansin që të marrim pikët maksimale”.




Skënderbeu-Tirana
Skënderbeu dhe Tirana luajnë mes tyre supersfidën e javës së 23-të në Superiore, por të dyja skuadrat kanë nga një mungesë të sigurt, dhe me peshë, në formacionet e tyre. Te Tirana kthehet për Skënderbeun Albi Doka, por bardheblutë humbin Erjon Hoxhallarin. Mbrojtësi i majtë për një ndërhyrje në pjesën e dytë ndaj Luftëtarit, çoi në katër numrin e kartonëve. Kjo do të thotë mungesë e mbrojtësit në takimin e radhës që luhet në Korçë me kampionët e vendit, Skënderbeun. Ndërkohë, në kampin korçar, Kristi Vangjeli humbet ndeshjen e radhës. Mbrojtësi u ndëshkua dje në Vlorë me kartonin e 4-t të verdhë dhe për pasojë skualifikohet për javën e 23-të. Gjatë këtyre ditëve i mbetet Orges Shehit që gjejë zëvendësuesin e tij. Dhe me mangësitë që kanë në mbrojtje, do të jetë një problem realisht i madh për korçarët ndërtimi i prapavijës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.