SPORT

Tirana dhe Kukësi ia “hedhin” me gjoba, ja vendimet e Disiplinës

15:27 - 20.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër ekipe të Superiores janë gjobitur për sjellje të gabuar të spektatorëve. Komisioni i Disiplinës në mbledhjen e zhvilluar ka marrë vendim që të gjobisë Tiranën, Teutën, Kukësin dhe Flamurtarin.




Ndërkohë edhe Tomori siç pritej është dënuar humbjen e ndeshjes në tavolinë 3-0 kundër Bylisit, për mosparaqitje.

Ja vendimet e plota:

  1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek.
    2. KF “Teuta”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
    3. KF “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
    4. FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë te Nenit 66/1 të KDS, dënohet me me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek.
    5. KF “Kamza’, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmerohet se në rast përsëritje në vonesat e lojës, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
    6. KF “Iliria”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmerohet se në rast përsëritje të shkeljeve disipinore, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
    7. KF “Tomorri”, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Bylis”, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
    8. Zyrtari i KF “Maliqi”, Spartak Meraku, për sjellje jo sportive duke ofenduar zyrtaret e ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtari i ndalohet qëndrimi ne dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.
    9. KF “Maliqi”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmerohet se në rast përsëritje në vonesat e lojës, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF
    10. Lojtari i KF “Tepelena”, Alekasander Beqiri, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    11. Lojtari i KF “Këlcyra”, Sajmir Kule, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    12. KF “Tepelena”, për dështim në përshmbushjen e përgjegjesive dhe ndërprerjen e përkohëshme ndeshjes, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.
    13. Lojtari i KF “Pogradeci” U-17, Jurgen Likollari , për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar në lojë të ndaluar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    14. KF “Burreli” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Shkodra” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
    15. Lojtari i KF “Butrniti” U-19, Rei Cipa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    16. KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Lushnja” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
    17. KF “Korabi” U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij duke shkaktuar ndërprerjen e përkohëshme të lojës, në bazë te Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
    18. Zyrtari i KF “Korabi” U-17, Bexhet Hysa, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë te Nenit 56/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    19. KF “Bylis” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Lushnja” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
    20. Lojtari i KF “Republika” U-17, Klaus Tenko, për pështymje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/f të KDS, dënohet me 8 (tetë) pezullim nga aktiviteti.
    21. Zyrtari i KF “Republika” U-15, Matias Qirinxhi, për sjellje jo sportive duke ofenduar zyrtaret e ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtari i ndalohet qëndrimi ne dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.
    22. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”,Egland Lamaj , dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Egland Lamaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
    23. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Partizani” U-17 ,Brajan Marku, dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Brajan Marku vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.