BOTA

“Vetëm mbi trupat tanë të vdekur e merrni pushtetin”

09:44 - 20.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino deklaroi se forcat e armatosura janë pozicionuar në kufijtë e vendit për të ndaluar incidentet e mundshme.




Ai tha se ushtarët dhe oficerët ushtarakë vazhdojnë të mbesin besnik ndaj presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro.

“Opozita duhet të kalojë mbi trupat e vdekur nëse dëshiron të përjashtojë Maduron dhe të formojë qeverinë e re”, tha Padrino.

Rreth 50 vende nga mbarë bota e kanë njohur liderin e opozitës, Huan Guaido si president të përkohshëm.

Maduro, i cili është në pushtet që nga viti 2013, është kritikuar brenda dhe jashtë vendit për ekonominë e dobët në Venezuelë.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se mbi tre milionë njerëz kanë ikur nga Venezuela viteve të fundit, për shkak të inflacionit të lartë dhe mungesës së ushqimeve dhe ilaçeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.