AKTUALITET

Zgjaten me tre muaj hetimet për Jaeld Çelën

13:34 - 20.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë zgjatur me tre muaj afatet e hetimit për ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kjo pasi Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e Jaeld Çelës, i cili kundërshtonte zgjatjen e afateve hetimore.




Afati mbyllej sot, ndërsa kujtojmë se disa ditë më parë Gjykata rrëzoi kërkesën e tij, për mbyllje të hetimeve.

Ish-drejtori i policisë së Vlorës ankimoi zgjatjen e fundit të Prokurorisë, afat i cili përfundon më 18 shkurt.

Ai është shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017.

Pak ditë më parë, gjykata vendosi të pranojë ankimimin e ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahiri për zgjatje te afateve duke caktuar 10 marsin si afatin e fundit për të çuar dosjen në gjykatë apo për pushimin e hetimeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.