AKTUALITET

Zgjerohet lista, Donika Prela aplikon për SPAK

14:00 - 20.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zgjerohet lista e prokurorëve të cilët kanë aplikuar për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).




Pasi kaloi me sukses procesin e Vettingut, Donika Prela, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka aplikuar për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Po kështu, listës i është shtuar sot edhe Maksim Sota, Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Ndërkohë që sot aplikoi për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Elida Kackini dhe Enkeleda Millonai.

Kackini është prokurore pranë gjykatës së shkallës së parë në Tiranën, ndërsa Millonai në Prokurorinë e Elbasanit. Kjo e fundit u vu në krye të organit të akuzës pas dorëheqjes së Ardian Nezhës vitin e kaluar.

Po sot  iu bashkuan listës së aplikantëve për t’u bërë pjesë e SPAK-ut një tjetër prokuror në Prokurorinë e Apelit në Tiranë, si dhe një prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.

Altin Dumani dhe Enkeleda Osmani (Xhengo), janë emrat që aplikojnë për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme anti-korrupsion, duke shkuar kështu në 18 numri i aplikantëve.

Ndërkaq, për këtë pozicion mund të kandidojnë të gjithë prokurorët që kanë mbi 10 vite eksperiencë dhe nuk kanë pasur masë disiplinore në fuqi. Përjashtohen nga kandidimi anëtarët e këshillit.

Kujtojmë se nesër është afati i fundit i aplikimeve për SPAK.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.