SPORT

Interi tërbohet me Ikardin: nuk është i dëmtuar

12:00 - 21.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pritej me padurim rezultati përfundimtar i analizave të gjurit të Mauro Ikardit. Argjentinasi, të cilit iu hoq shiriti i kapitenit javën e shkuar, u ankua për një shqetësim fizik përpara nisjes së skuadrës drejt Vjenës për sfidën ndaj Rapidit.




Por edhe ditët më pas Ikardi ka zgjedhur stërvitjet individuale dhe nuk i është bashkuar skuadrës. Kjo ngriti dyshimet e drejtuesve, që i kërkuan mjekut të verifikonte shqetësimet e sulmuesit dhe sot, analizat i kanë dhënë të drejtë klubit. Ikardi nuk është i dëmtuar, por ka zgjedhur t’i bëjë bisht skuadrës për t’u mos u përballur me shokët, të cilët ishin dakord me gradimin e Samir Handanoviç si kapiten të ekipit. Tashmë e ardhmja e Ikardit tek Interi është veç një pikëpyetje e madhe, me tifozët që kanë dalë kundër idhullit të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.