POLITIKË

“Nuk kemi nevojë për ty”, deputeti i LSI përgjigje për Fleckenstein

15:42 - 21.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu i ka kthyer përgjigje Knut Fleckenstein, raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Kjo pas thirrjeve të tij për të mos djegur mandatet dhe për protestë të qetë.




“Knuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese. Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlamentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale. Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë. Tani, në fund të mandatit të tij, e falenderojmë për kontributin e pasuksesshëm. BE dhe perëndimi është më i madh se rroga e Knutit’, shkruan Spahiu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.