Kryesore

“As me plumb ballit nuk më përzënë, zgjedhje vetëm në 2021”

14:16 - 21.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Il Messaggero”, ku ka komentuar aktualitetin politik, duke e krahasuar qeverinë me Juventusin dhe veten me Ronaldon.




“Ata e thonë vetë se me Edi Ramën nuk kanë shans të fitojnë. Duan që unë të dorëhiqem për të bërë një qeveri tranzitore. Është si t’i kërkosh Juventusit, meqë është shumë i fortë, që të pranojë formacionet që bëjnë të tjerët, jo trajneri i saj dhe që të shkojë në fund të klasifikimit për ta nisur kampionatin nga e para… pa Ronaldon!. Qeveritë tranzitore bëhen kur ka probleme përfaqësimi, ndërsa ne kemi mazhorancën absolute dhe jemi përpara në të gjitha sondazhet. Nuk është një lojë, kemi jo vetëm të drejtën, por detyrën për të përfaqësuar vullnetin e zgjedhësve. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2021”, ka thënë kryeministri Rama.

Për gazetarin, Marco Ventura, Rama ka thënë se revolta bëhet nga ata që u dëbuan me votë nga populli dhe duan të vijnë në pushtet pa zgjedhje.

Kryeministri është shprehur se policia në sjelljen e saj ishte shumë korrekte, ndryshe nga vite më parë kur katër protestues u vranë në bulevard. I pyetur nëse i referohej Lulzim Bashës kur ishte Ministër i Brendshëm, Rama ka thënë prerë se: “Nuk flas kurrë për kundërshtarët në një gjuhë të huaj, edhe pse është gjuha e gjyshes sime. Gjyshja ime ka pasur origjinë italiane”. Për deklaratat e Berishës, ka thënë: “Ai shprehet se mënyra e vetme për të më dëbuar, është me një plumb ballit, por nuk dua ta komentoj. Shqipëria në kohën e Berishës digjej. Kërkon vetëm të pengojë reformën në drejtësi. Janë më shumë se 50 gjyqtarë të korruptuar që kemi nxjerrë jashtë sistemit”.

Intervista e plotë

Por sheshi do të jetë plot. Çfarë udhëzimesh i keni dhënë policisë?

Çfarë duhet për të mbledhur 10-15 mijë vetë në një vend të vogël me 4.2 milion banorë? Unë nuk jap udhëzime, nuk jam shefi i policisë apo ministri i brendshëm, nuk më takon mua të organizoj sipas ligjit mbrojtjen e kufijve ligjorë të një proteste. Policia të shtunën u tregua fantastike, ata u lënduan mes protestuesve në një vend që vite më parë, në 2011 ku katër demonstrues u qëlluan nga dritarja e Kryeministrisë.

I referoheni kohës kur kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha ishte ministër i brendshëm?

Nuk flas kurrë për kundërshtarët e mi në një gjuhë të huaj, edhe pse është gjuha e mamasë sime e cila kishte origjinë italiane.

Opozita ka braktisur parlamentin. Si do të vazhdojë më tej?

Ma thoni ju, edhe ju keni kaluar një fazë të re të një opozite ndryshe që tani është në qeveri, por kurrë nuk kamë dëgjuar të kenë kërcënuar me djegie të mandateve.

Opozita ka braktisur Parlamentin. Si do të shkohet më tej

Ma thoni ju, edhe ju keni kaluar një fazë të një opozitë kundërshtare që tani është në qeveri, por nuk kam dëgjuar kurrë të ketë kërcënuar se do të djegë mandatet parlamentare.

Sali Berisha, lider historik i PD, ju akuzon per vjedhje elektorale

Para zgjedhjeve, një vit e gjysmë më parë, edhe pse kishim mazhorancën pranuan një kompromis për të cilën, opozita mori gjysmën e qeverisë, përfshirë ministrinë e brendshme.

Opozita flet për 20 % të votave të falsifikuara.. ?

OSBE ka legjitimuar rezultatin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare, dhe kundërshtarët tanë nuk kundërshtuarn asgjë deri në tetor kur nisi beteja për lidershipin në partinë e tyre. OSBE ka rekomanduar të kryhet reforma zgjedhore për të përmirësuar sistemin dhe ne kemi ftuar opozitën për ta shkruar dhe do ta kishim miratuar atë. Përkundrazi, ata braktisën parlamenti per 6 muaj. Ata thonë se me Edi Ramëm ata nuk kanë asnjë shans për të fituar. Dhe ata duan që unë të jap dorëheqjen për të bërë një qeveri kalimtare. Do të ishte sikur t’i kërkoje Juventusit, pasi është shumë i fortë, të pranojë që formacionin ta bëjnë të tjerët dhe jo trajneri i tij, dhe ai të kthehet në renditje duke filluar kampionatin nga zeroja … pa Ronaldon! »

Kundërshtarët tuaj ju krahasojnë me Maduron?

Ndryshe nga Venezuela, në Shqipëri, amerikanët dhe Evropa i kanë apeluar opozitës për t’iu nënshtruar parimeve demokratike. Nëse do të isha Maduro, do të kisha probleme me SHBA-në apo BE-në. Opozita jep një imazh të rremë të vendit dhe të ardhmes të Shqipërisë.

Berisha pretendon se ju mund të keni një fund të keq…

Thotë edhe se e vetmja mënyrë për të më përzënë është me një plumb në ballë, por nuk dua të komentoj. Pastaj Shqipëria në kohën e Berishës u dogj. Donë vetëm të pengojë reformën në drejtësi. Janë mbi 50 magjistratë të korruptuar që i kemi larguar.

Akuzat për lidhje me narkotrafikun…

Fjalë shumë të forta që Shqipëria nuk i meriton, ne trashëguam një problem mjaft serioz, atë të kultivimit të kanabisit e trafikut të marijuanës dhe i luftuam. Guardia di Finanzza, nën mbikëqyrjen edhe të BE, bën monitorimin dhe raportet e fundit konfirmojnë rezultate pozitive.

Probleme me Qeverinë Italiane?

Kurrë. Qeveritë italiane të djathta kanë bashkëpunuar gjithmonë në mënyrë fantastike me qeverinë shqiptare të majtë dhe e kundërta. Në Shqipëri më shumë se 20 mijë italianë bëjnë biznes, punojnë e studiojnë. E në Itali janë qindra e mijëra shqiptarë.

Nuk ka rrezik që të degjenerohet situata, të fillojë eksodi në Itali?

Po jo! Po jo! Kjo është thjesht një revoltë politike e atyre që u përzunë dhe që ëndërrojnë të pamundurën. Domethënë të kthehen në qeveri pa kaluar në procesin e votimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.