SPORT

Tirana: Kërkojmë ndjesë publike për sjelljen e tifozëve

09:58 - 21.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas vendimit të fundit të Komisionit të Disiplinës, që ndëshkoi me 300 mijë lekë të rinj klubin e Tiranës për sjelljen e tifozërisë bardheblu në takimin e fundit kundër Luftëtarit, ka reaguar menjëherë klubi kryeqytetas, që ka kritikuar tifozërinë e saj për reagimet e shëmtuara dhe ka kërkuar më shumë sportivitet. Kjo sepse ndeshja e radhës brenda do të jetë derbi kundër Partizanit dhe pasojat mund të jenë më të rënda në rast të një sjellje të ngjashme. “Klubi i Futbollit Tirana kërkon ndjesë për sjelljet e pahijshme të disa tifozëve në ndeshjen e fundit Tirana – Luftëtari, takim i zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”. Sendet dhe shishet e ujit të hedhura në fushë, janë kundër çdo vlere të komunitetit bardheblu. Klubi bën apel për të ruajtur qetësinë, sportivitetin dhe vlerat qytetare në stadium.




Gjobat, mbyllja e dyerve të tribunave apo dhe dëmtimi i stadiumit, paralizojnë klubin dhe cilindo prej tifozëve që pret të jetë çdo fundjavë pranë skuadrës. Këto sjellje të përsëritura duhet të mos rikthehen më në stadium, aty ku skuadra meriton të përkrahet dhe duartrokitet,” lexohet në komunikatën zyrtare të bardhebluve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.