AKTUALITET

Djegia e mandateve, Kuvendi kërkesë KQZ-së për zëvendësimin e emrave

15:44 - 22.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi deputetët e opozitës dorëzuan mandatin, Kuvendi i ka dërguar kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të bërë zëvendësimet e emrave.




Kuvendi ka firmosur sot 56 dorëzimet e mandateve të opozitës, duke i përcjellë kështu në KQZ,  e duke bërë kërkesë për zëvendësimin e emrave të deputetëve të opozitës.

Kërkesa e Kuvendit drejtuar KQZ-së  vjen 24 orë pasi 56 deputetët e opozitës dorëzuan formularin për djegien e mandateve në Kryesinë e Kuvendit në prani edhe të protestuesve.

Afati për të dorëzuar kërkesat e deputetëve të opozitës në KQZ-së është 30 ditë, por Kuvendi i ka nisur ato direkt.

Tani, procedura mbetet në dorën e KQZ-së, e cila do të marrë në shqyrtim çdo firmë të kandidatëve të hedhur në formularin e vetëdeklarimit të mandatit të dorëzimit në mënyrë vullnetare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.