OPINION

Edi Ramës duhet me ligj t’i ndalohet të merret me politikë!

07:30 - 22.02.19 Kim Mehmeti
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Shqiptarinë e kanë ngulfatur politikanët si kryeministri aktual i Shqipërisë, të cilët posa bëhen burrështetas, e humbin pushtetin mbi vetveten! Dhe si të tillë, çdokund rreth vetes, ata shohin individë me të meta fizike e mendore, e me të cilët mund të tallen sa të duan, e kur të duan! Pra, si të tillë ata, çdokund shohin kazanë ku kalben kundërshtarët e tyre politikë, si dhe tepsi me bakllava, që u takon vetëm atyre. Politikanët e tillë bëjnë çmos që paturpësinë dhe krimin ta ngrenë në vlerë politike, me çka debatin politik e zbresin në nivel të zënkave nëpër plazhet nudistike dhe nëpër bordele! Dhe ndodh që politikanët e tillë të jenë zbavitës dhe ekzotikë për perëndimorët, por fatkeqësi e madhe e popullit dhe vendit që drejtojnë, ngaqë kanë tipare të kundërta nga ata të qeni besnik: u lëpihen të huajve dhe e lehin dhe e kafshojnë të vetin!




Shqiptarisë nuk i mungojnë as burrështetas të llojit të Presidentit të sotëm të Kosovës, i cili shtetin e sheh si pronë të veten private! Dhe duke e konsideruar vendin si pasuri të veten, ata besojnë se edhe kufijtë e tij ndërrohen si ato të livadheve që i ke trashëguar nga të parët e tu! Dhe ndërtojnë shtet të pabanueshëm për popullin, por parajsë për të afërmit e tyre!

Nëpër ‘Shqipëritë’ tona ka shumë politikanë, të ngjashëm me drejtuesit e BDI-së, të cilët besojnë se posa e vë kravatën e politikanit, nga injorant bëhesh më i mençuri i botës! Dhe politikanët e tillë jo vetëm që e marrin në qafë popullin, por duan ta arrijnë të pamundurën: t’u takojë edhe lavdia, edhe hajnia!

Thënë shkurt e shqip: ‘Shqipëritë’ tona kanë përplot politikanë që janë fati i fqinjëve tanë dhe i të huajve, por fatkeqësia jonë! Andaj duhet që një ditë e më parë, atyre me ligj t’u ndalohet të merren me politikë! Dhe kjo duhet bërë edhe kur kjo nuk u pëlqen miqve tanë perëndimorë, të cilët kanë filluar të besojnë se shqiptaria është një kopsht i mbrojtur nga mjeranë të paaftë, ta njohin dhe ta murojnë mirëqenien e vet”!

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. …sin(djali) gligorova i tito stafete-omladines i konvertuar ne bashe-xhygym osmanli,sa po ka falur namazin po na mban vajz(laksione) se,kur duhet te ngroh ai diell.Shporru mor kopil i shkines-shutke.

    Përgjigju ↓