BOTA

Helmim masiv nga ushqimi në një restorant, humb jetën gruaja

15:08 - 22.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grua ka humbur jetën dhe më shumë se 20 persona të tjerë janë helmuar, pasi hëngrën në një prej restoranteve të Valencias në Spanjë.




46-vjeçarja nuk u ndje mirë, pasi kishte ngrënë darkë në restorantin “Riff” së bashku me bashkëshortin dhe djalin. Ajo ndërroi jetë pak orë pas darkës, ndërsa dy familjarët e tjera u shtruan në spital.

Sipas “El Pais”, Maria Jesus Fernandez Calvo konsumuar një gjellë me kërpudha dhe ndërroi jetë një ditë pasi i ishin shfaqur simptomat e para.

Deri më tani, nga 75 klientë që kanë deklaruar se kanë ngrënë në restorant mes datave 13 dhe 16 shkurt, 29 janë helmuar nga ushqimi.

Bernd Knoeller, pronar dhe shef kuzhine në restorantin “Riff” ka ngushëlluar familjen dhe është është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet.

“Mora vendimin për ta mbyllur restorantin, deri sa të jetë zbardhur ngjarja dhe ta hapim sërish me garancitë e nevojshme për stafin dhe klientët tanë”, ka thënë ai.

Restoranti “Riff” ishte vlerësuar me një yll nga Michelin, një vlerësim i rëndësishëm dhe prestigjioz në fushën e restoranteve dhe përshkruhej si “restorant me kuzhinë inovative”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.