SHËNDET

Kafja e gjelbër e mban diabetin nën kontroll

08:14 - 22.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pija gjithnjë e më e popullarizuar, kafja e gjelbër, mund t’ju ndihmojë të shkrini kilogramët e tepërt, por është e dobishme edhe për mbajtjen e diabetit nën kontroll. Shoqata amerikane e kimistëve ka publikuar rezultatet e hulumtimeve sipas të cilave kafja e gjelbër mund të ndihmojë personat me paradiabet për t’u dobësuar. Paradiabeti është gjendja e nivelit të rritur të glukozës në gjak, çka do të thotë që edhe nëse momentalisht nuk keni diabet ekziston rrezik i madh që ta keni në të ardhmen).




Kafja e gjlbër, po ashtu mund të reduktojë nivelin e sheqerit në gjak te personat që tashmë janë të sëmurë nga sëmundja e sheqerit.

Efektin e dobishëm ia përshkruajnë përbërësit aktiv të acidit klorogjenik, i cili pengon glukozën-6-fosdatazë në qeliza, ndërsa kjo do të thotë që yndyrat përdoren për krijimin e energjisë, në vend se të ruhen në trup.

“Tableta e thjeshtë, natyrale ose kapsula e cila do të ndihmonte të mbahet sheqeri në gjak nën kontroll dhe njëkohësisht të mundësonte dobësimin do të paraqiste progres shumë të madh në shërimin e diabetit të tipit 2”, pohon Joe Vinson, udhëheqësi i ekipit hulumtues.

Ata kanë theksuar një problem lidhur me konsumimin e përhapur të kafes së gjelbër: temperatura e lartë gjatë pjekjes së kokrrës së kafes së gjelbër shkakton shpërbërjen e pjesës së madhe të acidit klorogjenik.

Kjo do të thotë që për përftime të plota shëndetësore është e nevojshme të konsumohet ekstrakti i koncentruar i kafes së gjelbër të papjekur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.