BOTA

Koreja e Veriut në krizë, zvogëlon racionet e ushqimit para samitit Trump-Kim Jong un

12:36 - 22.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se po përballet me një mungesë ushqimesh prej rreth 1.4 milion ton në vitin 2019 dhe është detyruar të pothuajse të përgjysmojë racionet, duke fajësuar temperaturat e larta, thatësirën, përmbytjet dhe sanksionet e Kombeve të Bashkuara.




Sipas Reuters, publikimi i memorandumit prej dymbëdhjetë faqesh nga misioni i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara vjen përpara një takimi të dytë midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, javën e ardhshme.

Tema kryesore e takimit, pritet të jetë denuklearizimi i gadishullit Korean. Uashingtoni ka kërkuar që Koreja e Veriut të heqë dorë nga një program i armëve bërthamore që kërcënon Shtetet e Bashkuara, ndërsa Koreja e Veriut po kërkon heqjen e sanksioneve të ndëshkimit, një fund formal i Luftës Koreane 1950-53 dhe garanci të sigurisë.

15 anëtarët e Këshillit të Sigurisë të OKB-së, unanimisht kanë vendosur sanksione ndaj Koresë së Veriut që nga viti 2006, si përpjekje për të frenuar fondet për programet e raketave bërthamore dhe balistike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.