Uncategorized

Policia zbulon 2685 adresa për baste online, procedohen 70 persona

09:35 - 22.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 8 shtetas brenda një dite në Tiranë, pasi në kundërshtim me ligjin, ata vijonin të ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit.




Ndërsa ky aksion është shtrirë edhe në shkallë vendi, ku janë kryer kontrolle 7697 në ambiente dhe janë proceduar penalisht 70 persona për “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënie në dispozicion të lokaleve të lojërave të palejuara” të parashikuar nga nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Nga aksionet e shtrira që nga muaji janar janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 27 kompjutera, 5 makineta, 7 televizorë, 12 tavolina pokeri, 1100 çipsa.

“Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin  e rasteve të  zhvillimit të palejuar të lojërave të fatit. Vetëm një ditë më parë në Tiranë janë evidentuar dhe proceduar 8 persona gjatë operacionit policor  “Aplikacioni”.

Prej datës 01 Janar 2019, Strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar në një aksion mbarë kombëtar, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata persona që tentojnë të vijojnë zhvillimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Policia u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të denoncojnë falas çdo rast.

“Për çdo rast paligjshmërie denonconi falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, si dhe në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale Instagram  dhe facebook, duke ju garantuar anonimatin e sigurt dhe një reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.