Kryesore

Rama me studentët në Gjirokastër: Në shtet do punësohen më të mirët

12:47 - 22.02.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Gjirokastra kryeministri Rama ka patur një takim me studentët e Universitetit “Eqerem Çabej”. Duke folur rreth reformave të ndërmarra, kreu i qeverisë bëri me dije se të gjithë kërkojnë të punojnë në shtet, por mundësinë do ta kenë më të mirët.  “Mbarova shkollën për gjeografi, e dua shumë partinë tuaj dhe dogana është një vend pune. Aspekti tjetër është për atë çka çuam përtej 8 pikave. Punësimi, dhënia e mundësisë për të punuar për shtetin, atyre që janë më të mirët, që janë me 9 e 10 dhe që kanë të drejtë të kërkojnë të shërbejnë në këtë shtet.




Po ashtu kemi hapur një program për internshipet, praktikat në administratë. Janë një numër i madh studentësh që mund të bëjnë praktika në administratë dhe të fitojnë eksperiencën e duhur dhe të kontribuojnë në shtet. Nga njëra ne bëjmë çmos që të kultivojmë një mendësi të re që unë kur vij në universitet të marr dije nuk vij thjesht për një shans që të bëhem rrogëtar i shtetit por vij që me dijet e mia të fitoj në një treg mundësish të pafundme. kush është me ide, kurajë e vullnet fiton, nuk diskutohet. Gjirokastra është pasuri e fjetur dhe sot ka filluar të zgjohet”, u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.