LIFE STYLE

Si të dukeni si milionere, edhe nëse nuk jeni e tillë

10:00 - 22.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pavarësisht se sa para bëni në javë, muaj apo vit, është shumë e lehtë të krijoni fuqinë dhe vetëbesimin që e kanë të pasurit, nëse veç fokusoheni në gjërat e duhura.




Sylvie di Giusto ka punuar në burimet njerëzore për më shumë se 20 vite para se të bëhej këshillues imazhi në vitin 2009.

Kompania e saj, Executive Image Consulting, ka punuar me shumë njerëz dhe i ka ndihmuar njerëzit të përmirësojnë mënyrën se si e paraqesin veten.

Me inspirim nga libri i Vicky Oliver, “The Millionaire’s Handbook: How to Look and Act Like a Millionaire, Even If You’re Not”, Di Giusto tregon se si çdo njeri mund të duket si milioner, pavarësisht sesa para ka në bankë.

Asnjëherë mos e lejoni një “të metë” t’jua ulë vetëbesimin

Çelësi për të qenë të “fuqishëm” është duke pasur vetëbesim dhe armiku kryesor i vetëbesimit është brenga e vazhdueshme që e keni për ndonjë të metë fizike.

Sidoqoftë, këtë të metë duhet ta pranoni ose ta ndryshoni, por çfarëdo që të bëni asnjëherë mos e lejoni t’jua zvogëloj vetëbesimin.

Bëni gjumë të mjaftueshëm për lëkurë rrezatuese

Duhet të keni një orar të rregullt të gjumit për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe të ndritshme. Përpiquni që vazhdimisht të bëni më shumë se gjashtë orë gjumë.

Konsiderojeni çdo detaj të imazhit tuaj

Tavolina, aksesorët, por edhe mburoja e celularit duhet të jetë e tillë që t’ju bëj të dukeni profesionist. Një përshtypje e parë e mirë është e rëndësishme, prandaj mbani gjërat e pastra dhe me rregull.

Vishuni që të dukeni më i/e gjatë

Hulumtuesit tregojnë se njerëzit në mënyrë të pavetëdijshme e ndërlidhin gjatësinë me fuqinë. Prandaj, është e rëndësishme që t’i zgjidhni rrobat e duhura, rroba të cilat vënë në pah gjatësinë tuaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.