SPORT

Vllaznia shpallet fituese e kupës në futbollin e femrave

15:30 - 22.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmir Popja – Vllaznia është shpallur fituese e kupës në futbollin e femrave, teksa në finalen e luajtur në “Elbasan Arena” ka mundur pastër 3 me 0 skuadrën e Apolonisë. Shkodranet janë konfirmuar si skuadra më e mirë në Shqipëri, pasi për të gjashtin vit radhazi dërgojnë këtë trofe në Shkodër. Fillimisht ishte Bajraktari që kaloi në avantazh kuqeblutë në minutën e 19′, ku pas krosimit të Doçit godet saktë me kokë.




Në pjesën e dytë dyfishon shifrat Doçi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Mustafaj hipotekon fitoren. Mbyllet gjithçka 3 me 0, me shkodranet që këtë trofe ia dedikojnë qytetit të Shkodrës, me rastin e 100 vjetorit të krijimit të klubit të futbollit Vllaznia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.