Kryesore

“Zgjedhje me Ramën s’do ketë më, njeriu më i rrezikshëm pas Enver Hoxhës”

11:41 - 22.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë, në një dalje për mediat i është drejtuar sot me një thirrje të fortë socialistëve që të largojnë një orë e më parë Ramën dhe klikën e tij.




Duke përsëritur faktin se fundi i Ramës është i afër dhe do të jetë shumë i rëndë, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur se zgjedhje me Ramën nuk do të ketë.

“Zgjedhje me Ramën nuk do të ketë. Çdo gjë ka një fund dhe ky fund është i afërt. U bëj thirrje, socialistëve, në interesin më të mirë të tyre dhe të vendit të largojnë me urgjence Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti, pasi e them absolutisht me bindjen më të thellë se urrejtja ndaj Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë e më e pakufijshme. Unë kam konstatuar më datë 16 dhe dje në masat e gjera protestuese atë urrejtje që e kam takuar vetëm në 1990-‘91 ndaj diktatorëve dhe diktaturës. Në këto kushte u bëj thirrje socialistëve mos e nënvlerësoni situatën se dënimi mbarëpopullor për Ramën po afron e do të jetë i sigurt e tepër i rëndë”, – u shpreh Berisha. Sa i përket djegies së mandateve, ai tha se është një akt i jashtëzakonshëm. “Çdo javë e Ramës në pushtet është rrezik kombëtar. Rama ëhstë njeriu më i rrezikshëm pas Enver Hoxhës”.

Pyetur për apelin e SHBA dhe ndërkombëtarëve, Berisha ka deklaruar se kancelaritë e huaja duhet të vijnë e të shohin realitetin në vend.

“Ata nuk kanë qëllime të këqija, por të vijnë të shohin një realitet që do të jetë në shumë aspekte krejt tjetër”, – tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.