Kryesore

Akuzat nga Muka për plagjiaturë/ Argita Malltezi: Përgjigjen do ta  marrë në gjykatë

16:06 - 23.02.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pedagogia dhe juristja Argita Malltezi ka reaguar në lidhje me akuzat e Taulant Mukës për plagjiaturë.Pas shpjegimit të djeshëm nga Zonja Malltezi, Muka ka vazhduar edhe sot me akuza të tilla.Në reagimin e sotëm të saj, pedagogia e juristja Argita Malltezi shprehet se çështja do të shkojë në gjykatë për shpifje, ndaj Mukës dhe sponsorëve të tij.




Reagimi i plotë i Argita Malltezit:

Prononcimet e sotme te z.Muka janë në vijim të keqdashjes dhe keqinformimit të qëllimtë për të cilin ai do të ketë rastin të japë sqarime në një proces ligjor. Unë, si çdo njeri tjetër përgjigjem vetëm për ato vepra që i kam deklaruar të miat duke i përmendur në CV time dhe depozituar në aplikimet në institucionet përkatese. Kjo CV është lehtësisht e aksesueshme për këdo, siç është dhe për z.Muka. Ky reagim si dhe ai i djeshmi bëhen vetëm sepse i konsideroj një rast të paparanueshëm të keqpërdorimit të emrit tim. Sa për filtrat antiplagjiaturë të z.Muka ato mbeten po aq të respektueshme për mua sa dhe vetë ai, po aq të certifikuara sa dhe sponsorët e tij politike, ndaj për këto çështje ai do marrë përgjigje vetëm nëpërmjet gjykatës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.