Kryesore

Dosja për vjedhjen e votave/ Prokuroria merr dhe 400 disqe me biseda

15:42 - 23.02.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë nga Drejtoria e Përgjimeve edhe 400 disqe me biseda të regjistruara ndaj personave që po hetohen në kuadër të dosjes 339. Media ka mësuar se materialet i janë shtuar një numri të konsiderueshëm përgjimesh që ka Prokuroria e Krimeve të Rënda që janë administruar dhe janë në fazën e zbardhjes së bisedave.  Gjithashtu Ora News mëson se për shkak të volumit të madh të përgjimeve që kanë nisur në vitin 2016 dhe kanë vazhduar, prokuroria e krimeve të rënda ka shtuar nga dy në gjashtë numrin e oficerëve që po merren me këtë çështje Burime zyrtare nga prokuroria e Krimeve të rënda thanë për median se mes personave të përgjuar janë drejtues institucionesh qendrore dhe vendore, kryetarë dhe ish kryetarë bashkish, zyrtarë të tjerë në nivel qendror dhe vendor që po hetohen për shkak të bisedave që kanë kryer.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.