BLUETOOTH

E lidhur me Dj Sardi? Nevina Shtylla: Shyqyr s’më bëni të lidhur dhe me çdo femër që dal në foto

18:00 - 23.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Edhe pse janë duke bërë çmos të fshehin jetën private, mesa duket VIP-at tanë kanë vendosur të kalojnë nga ana tjetër e të ‘luajnë’ me mediat rozë. Kjo vihet re qartë nga postimet e tyre të herë pas hershme në mediat sociale me të ashtuquajtur ‘miq’ të tyre. Pra, duke qenë se vetëm për një foto të dalë bashkë apo një zemër të postuar në Instagram, ngrihen dyshimet mes dy VIP-ave të njohur dhe duke qenë se janë bërë të gjithë dyshues dhe ekspertë, VIP-at tanë vendosën që të dalin ‘hapur’ në marrëdhëniet që kanë me njëri-tjetrin. Por kjo e dalë ‘hapur’ shihet si e dyshimtë nga ana e atyre që e lexojnë, sepse nuk ka mjaftueshëm siguri në ata që vetë të famshmit tanë vendosin të nxjerrin. Duke qenë se mjafton pak ‘thashethem’ për t’i hedhur benzinë zjarrit e për t’i shpërndarë në të gjitha portalet, pse jo mos të përfitojnë që në këtë mënyrë ose të promovohen në këngë apo projekte, ose të fshehin atë që vërtetë ata mund ta kenë një lidhje. Më poshtë shohim disa prej atyre që e bëjnë më pak të besueshme ‘lidhjen’ mes tyre me daljen hapur në rrjetet sociale:




Flor Mumajesi me Fifin apo Kejsi Tolën?
Prej kohësh mediat rozë janë në ‘përgjim’ të dy këngëtarëve. Fifi dhe Flori Mumajesi kanë patur disa episode në media të postuara që kanë bërë që dyshohet se mes tyre kishte më tepër se shoqëri. Ndërkaq para dy ditësh vetë këngëtarja Fifi vendosi t’i surprizojë të gjithë dhe të postojë në ‘Instagram’ një njoftim, ku i tregon të gjithëve se do të fejohet. “Ej njerëz, po fejohem, ose me 3 ose me 9”- shkruan Fifi në Insta-story, duke e shoqëruar shpalljen e fejesës dhe me një emoji, i cili tregon entuziazmin e saj për këtë ngjarje të rëndësishme. Gjithsesi ne kemi shumë pyetje… Bëhet fjalë për 3 dhe 8 mars? Me kë do të fejohet? Kur e mori këtë vendim? Dhe mbi të gjitha, pse është midis datës 3 dhe 8? Gjithashtu, ka mundësi që ky njoftim të jetë pjesë e strategjisë për të njoftuar projektin e saj të ardhshëm muzikor. Siç mund të jetë dhe kjo foto e postuar para kësaj story: Që është shumë e ngjashme me këtë foto të postuar nga Flori Mumajesi. Gjithashtu, ajo postoi dhe një video të shkurtër që e fshiu shumë shpejt, nga ky është shkëputur kjo foto: Pra, fejesa mesa duket ishte projekt muzikor. U zbulua se ky projekt i bërë mes të dyve do të publikohet në datat 8 ose 10 mars, ndërkohë që kanë bërë gati dhe video-klipin. Por përveç kësaj disa postime të mëparshme të vendosura në pah nga fansat e të dyve tregojnë se dy këngëtarët kanë të njëjtat shije në veshje dhe janë parë shpesh në foto me atlete apo bluze të njëjta. Të jetë ky një lloj sinjali që tregon lidhjen mes të dyve? Ndërkaq kujtojmë nga ana tjetër se në shumë postime të mëparshme Flori u diskutua për një lidhje me këngëtaren Kejsi Tola. Pra, vendos Flori: Kejsin apo Fifin??

luajne me mediat 5 luajne me mediat 4 luajne me mediat 3 luajne me mediat 1 luajne me mediat 2
<
>

Dj Sardi me Nevina Shtyllën apo Jonida Vokshin?
Pas ndarjes nga balerina Jori Hodo, ai mbetet një nga ‘beqarët’ më simpatik në vendin tonë. I referohemi për DJ Sardit, i cili së fundmi na ka tërhequr vëmendjen me postimet e tij. Në fillim u përfol se kishte një lidhje me moderatoren Jonida Vokshi e tani së fundmi dyshohet që të ketë diçka me moderatoren bukuroshe Nevina Shtylla. Mendohet se dy të rinjtë janë çifti me i ri i showbizzit. Kjo ka bërë të dyshohet nga një foto që ka qenë vetë Sardi ai që e ka publikuar në ‘Instagram’. Ndërkaq miqtë e të dyve pohojnë se shpesh të rinjtë kalojnë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit e jo thjesht si dy miq. “Drita” ka shkruaj Sardi duke iu referuar Nevinës. Ndërkohë që pak më parë lajmi se mes moderatores simpatike Jonida Vokshi dhe DJ Sardit, ka më shumë se shoqëri, ka bërë bujë në media. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi, dyshimet mediatike dhe të fansave vetëm sa shtohen. I ftuar tek emisioni ‘Familja’ gjatë mbrëmjes së djeshme, Sardi ka lënë të kuptohet se mes tyre ekziston diçka. I pyetur nga Turjan Hyska nëse ishte e vërtetë që është në një lidhje me të, DJ është përgjigjur me një fjalë të vetme, duke lënë të kuptohet një përgjigje pozitive. ‘Mbase’, tha i buzëqeshur Sardi.
Ndërkohë për Bluetooth të Gazeta Shqiptare ka reaguar
Nevina Shtylla:Shyqyr s’më bëni të lidhur dhe me çdo femër që dal në foto. Se me meshkujt ia morët dorën, quhet e mireqenë!

Arbana Osmani me Eduart Grishaj?
Kjo është një ndër historitë më të komentuara të momentit në shtypin rozë. Në fakt, të tillë e bëjnë vetë protagonistët e saj. Prej disa ditësh, në media po përflitet një lidhje e re dashurie mes moderatores Arbana Osmani dhe regjisorit të “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj. Ndonëse, Arbana nuk ka reaguar personalisht pas lajmeve në shtypin rozë, duket se faktet janë më kokëforte se kaq! Ajo i ka dhënë fund lidhjes 16-vjeçare me Ardit Keron, me të cilin ka edhe një djalë, Jon. Me gjithë vendimin personal për të mos u shprehur publikisht përmes intervistave apo deklaratave të ndryshme, janë miqtë e tyre të afërt ata që flasin dhe komentojnë lidhjen më të re të dashurisë brenda Top Channel, mes Arbana Osmanit dhe regjisorit të “Dua të të bëj të lumtur” Eduart Grishaj. Por, veçmas anës mediatike, duhet fare pak vëmendje dhe kujdes për të kuptuar përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, se komentet, fotot e përbashkëta, udhëtimet e shpeshta brenda dhe jashtë vendit janë provë e gjallë e kësaj romance të re. Por pavarësisht këtij lloj afrimiteti kaq të hapur në rrjetet sociale, duhet më tepër për të qenë të sigurtë se mes tyre ka diçka më tepër se shoqëri shumë e mirë. Duke qenë se vetë Arbana ka qenë shumë diskrete për jetën private, postime të tilla kaq hapur na vënë në dyshim për diçka më tepër mes të dyve. Gjithsesi mbetet për t’u parë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.