BLUETOOTH

Është në pritje të ëmbël, Diellza Kolgeci rikthehet sërish në ekran!

18:00 - 23.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse së fundmi është në një pritje të ëmbël, bukuroshja Diellza Kolgeci do të rikthehet shumë shpejt në ekran. Lajmin e ka dhënë Olti Curri, i ftuar dje në emisionin e Rudina Magjistarit. Bukuroshja shqiptare ka në plan t’i rikthehet ekranit shumë shpejt, pas lindjes së fëmijës së saj të parë. Pak ditë më parë Diellza zbuloi edhe gjininë e fëmijës që po pret në një festë “BabyShower”, në të cilën u mësua se është në pritje të një vogëlusheje me partnerin e saj Fisnik Rugova. Dje Olti Curri tregoi edhe një detaj të ri për bebushin që do të vijë në jetë shumë shpejt.




Diellza ka shtuar 13 kg gjatë shtatzënisë, por fakti që është elegante dhe e gjatë e bëjnë të mos e tregojë shumë shtimin në peshë. Partneri i Diellzës është basketbollist dhe është 11 vite më i ri se ajo. Burime pranë çiftit kanë treguar se Diellza dhe basketbollisti njihen prej shumë vitesh duke qenë se të dy jetojnë në Prishtinë, megjithatë lidhja e tyre e dashurisë ka nisur vetëm një vit më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.