SPORT

Fitore dramatike e Tiranës, Skënderbeu në tapet

18:00 - 23.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka përfunduar me një fitore të madhe të Tiranës ndeshja në Korçë mes Skënderbeut dhe kryeqytetasve, që arrijnë të triumfojnë në shtëpinë e bardhekuqve pas gati 5 vitesh. Një fitore e ardhur në çastet e fundit të sfidës, që e ngre moralin dhe adrenalinën e Tiranës në maksimum në prag të ndeshjes derbi ndaj Partizanit, çka u shfaqe dhe në lotët e trajnerit Mema, që nuk i përmbajti dot emocionet pas golit të fitores.




Në Korçë do të nisë një lojë e shpejtë dhe e luftuar nga të dyja skuadrat, ndërsa të dyja ekipet shtyjnë për të gjetur golin e avantazhit. Rrjeta e parë do të tundet në mnutën e 27-të, me bardheblutë që kanë kaluar në avantazh. Ka qenë një aksion i rrjedhshëm nga e majta për kryeqytetasit me topin që përfundon te Ngo dhe e zhvendos te Kobina, i cili është i pamarkuar në shtyllën e dytë dhe mposht Dajsinanin. Goli i dytë radhazi ky për afrikanin pas atij kundër Luftëtarit. Gjithsesi Skënderbeu nuk do të dorëzohet dhe do të rikthejë barazpeshën në limitet e pjesës së parë. Muzaka pason në zonë nga e djathta dhe Sibo i gjendur i pamarkuar në qendër të zonës, godet saktë duke mposhtur portierin Abibi dhe duke iu përgjigjur golit të Kobinas, çka bën që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultatin e barabartë 1-1.

Pjesa e dytë do të nisë me Skënderbeun më të orientuar drejt sulmit. Korçarët do të shfaqen disa herë në zonën e Abibit, por çdo gjë do të mbetet te kërcënimi. Ndërsa në portën e Dajsinanit gjërat do të ndryshojnë. Tirana do t’i afrohet golit me Grecën në në minutën e 89-të, por gardani bardhekuq bën mrekullinë. Me topin e rifituar nga Tirana, bardheblutë këmbëngulin sërish në krahun e djathë dhe pak çaste më pas, Ngo nuk do të gabojë në diagonalen e tij, duke çuar peshë tifozërinë kryeqytetase që kishte udhëtuar në Korçë. Emocionet shpërthejnë në stolin e Tiranës, me trajnerin Mema që nuk i përmban dot lotët e gëzimit për këtë fitore të madhe, e cila e çon skuadrën e tij me moralin në qiell në prag të derbit ndaj Partizanit të premten e ardhshme. Tirana do të ngjitet në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Skënderbeu do të mbetet në kuotën e 33 pikëve, teksa në 9 sfidat e fundit ka humbur plot 8 përballje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.