SPORT

Mema: Lotët? Jemi bërë pak qaramanë! Të fitojmë derbin

08:53 - 23.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka qenë mjaft i emocionuar pas golit të shënuar nga Majkëll Ngo, teksa nuk i ka mbajtur dot lotët e gëzimit. Pas ndeshjes, tekniku bardheblu është shprehur për “Supersport” se kjo fitore vlen shumë sidomos sepse në prag është derbi ndaj Partizanit, ndërsa ka rrëfyer dhe momentin e tij të gëzimit.




A jeni i kënaqur?
Më gëzoi shumë fitorja, sidomos pikët na duheshin shumë. Treguam që kemi forcë të mundim një ekip si Skënderbeu.

Keni gjetur perfekten me ekipin tuaj?
Një trajner do kohën e vet, ekipi ka ardhur duke e rritur lojën. Gjithsesi kishim dhe sot oshilacione. Nuk kisha shpresa dhe nuk e prisja të fitoja sot me këtë paraqitje. Skënderbeu na toleroi disi në fazën mbrojtës ndaj gjetëm golin e fitores në fund.

Mbrojtja gaboi
I gjithë ekipi ka shumë probleme. Pasi ne kemi ardhur nga vendet e fundit. Janë riparuar disi repartet dhe ekipi shprehet gjatë lojës, por ka ende probleme.

A ishte e njëjta taktikë si me Kukësin?
Pak a shumë ishte e njëjta tablo, por e pritëm në mesfushë dhe jo në mbrojtje. Kemi pasur dhe dy mundësi për shënim dhe nuk u shënua. Ky është futbolli, jo çdo manovër na del.

Çfarë do të bëni nëse fitoni derbin javën tjetër?
Lotët? Ka qenë një moment në gëzim e sipër. U emocionova shumë pasi isha dhe pjesë e Skënderbeut. Jemi bërë disi qaramanë (qesh). Kam qarë shumë duke humbur ndaj qesh kur fitoj.

Pse nuk synon sulmin, kur e ke pikën e fortë?
Ne kemi sulmuar, por kemi dhe momente paniku. Ky është sugjerim i drejtë, pasi kemi shumë sulm të fortë në krahasim me repartet e tjera. Dua të luajë në grup dhe jo t’i besoj një reparti,

A keni një dedikim për këtë fitore?
Jo, nuk kam. Tifozët i përshëndes dhe shpresoj që kjo fitore të na ndihmojë në derbi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.