BLUETOOTH

Në skenë apo në burg, VIP-at shqiptarë të dënuar së fundmi

18:00 - 23.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Jetesa në Shqipëri nuk është aspak e lehtë dhe shumë prej nesh zgjedhin një rrugë jo të lehtë dhe të jashtëligjshme për më tepër për t’ia dalë në një jetë më të mirë. Këtë rrugë e zgjedhin jo vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe VIP-at tanë. Jo të gjithë e kanë të lehtë të mbijetojnë në varfëri, por disa prej tyre u pëlqen rreziku dhe preferojnë ta jetojnë adrenalinën në maksimum. Kush merret me narkotikë e kush parapëlqen të marrë gjobë për shpejtësi, e kush thjesht të zihet me ‘bandën’ e tij, bëjnë që këta VIP-a të njohur në fushën e muzikës të shihen të dënuar apo edhe në pranga. Më poshtë ju listojmë disa prej tyre ku nisim nga ata që s’janë dënuar, por që pëlqejnë rrezikun tek ata që ndodhen akoma prapa hekurave.




Rina
Që prej momentit kur vendos të bësh gjithçka publike në ‘Instagram’, madje edhe shkeljet e ligjit, duhet të presësh pasojat. E kemi fjalën për reperen e njohur shqiptare Rina, e cila jo më larg se dje publikoi një video në ‘Instagram’, ku tregonte se po e ngiste automjetin pa leje. Rina ka vetëm pak kohë që ka publikuar klipin e ri ndaj dhe në video shfaqej duke kënduar vargjet e këngës së re. Më pas ajo ka pyetur ndjekësit e saj nëse ka ndonjë që udhëton pa leje me makinë: “Të marr me ‘Porsh’ dhe i nxëmë më shpejt, kush i jep makinës pa leje përveç meje”, shkruante Rina. Jo se reperja nuk e di, por thjesht për ta kujtuar po themi që, nëse drejton një automjet pa lejen e drejtimit, në Kosovë gjobitesh në vlerë monetare 500 deri 1500 euro. Këtë gjë ia kanë vënë në dukje reperes edhe ndjekësit në ‘Instagram’, përmes komenteve të tipit: “Je e vogël për të drejtuar mjetin” apo “Po të shkon rroga duke paguar ligjet që thyen”.

Fero Fera
Fero është një ndër reperat më IN të momentin dhe shumë i preferuar për publikun. Kjo shihet fare mirë në rrjetet sociale dhe klikimet në youtube, mirëpo siç duket tashmë ai ka probleme dhe është dënuar me burg. Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 5 muaj burg me kusht dhe 1.200 euro gjobë, pasi akuzohet për posedim të lëndëve narkotike. Mirëpo e gjitha kjo e ka një të mirë, pasi gjykatësi vendosi që dënimi me burg ndaj tij të mos ekzekutohet, nëse Fero nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti. Fero, gjithashtu, është i detyruar të paguajë 1200 euro gjobë. Mesa duket kjo e ka mërzitur Arbenitën. Shpresojmë që çifti ta kalojë sa më pare këtë gjendje.

Vipat e arrestuar 2 Vipat e arrestuar 3 Vipat e arrestuar 1 fero arrest rina arrest
<
>

Noizy
Telashet e reperit Noizy me policinë nuk kanë të sosur. Një vit më parë ai u përlesh në mes të Prishtinës me Cozman, madje përdorën edhe armët, ndërsa dje raportohet të jetë ndaluar sërish nga policia. Noizy është ndaluar nga policia e Durrësit për kontroll, por kur policët i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit, rezultoi se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe një mal me gjoba të papaguara. Të ndodhur para këtij fakti rrugorët e Durrësit kanë dashur ta shoqërojnë në polici, (deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat), por këngëtari nuk iu është bindur dhe është larguar me shpejtësi. Arratia i ka zgjatur deri në patrullën e radhës, të cilët ishin sinjalizuar për një automjet tip Benz me targa AA 517 MT që i kishte shpëtuar policisë. Pasi është ndaluar Noizy është mbajtur për disa orë në komisarit dhe po ndiqet në gjende të lirë për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Defri
Korrikun e 2018, polica italiane ka ndaluar dhe arrestuar në flagrancë 22 persona, pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi trafikimi të drogës që vjen nga Holanda. Vihet re që mes të arrestuarve është edhe këngëtari shqiptar Defri, i cili është bërë i njohur për publikun shqiptar pas disa bashkëpunimeve me këngëtares Silva Gunbardhi. Hetimet për këtë operacionin kishin nisur në vitin 2016, ndërsa janë sekuestruar gjatë operacioneve 7 kilogramë kokainë edhe 28000 euro cash. Dëfrim Dervishi, i njohur me emrin e artit si Defri akuzohet për trafik drogërash të rënda, specifikisht kokainë. Prej vitesh këngëtari jeton në Itali dhe duket se aty ushtronte dhe aktivitetin.

Stresi
Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është arrestuar në një hotel në zonën e Linzës. Arrestimi i reperit 31-vjeçar vjen pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilës dyshohet se është edhe Stresi. ‘Forca e Ligjit’ në veprim vë në pranga një nga anëtarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë ‘Trafikim narkotikësh’ dhe ‘Krimeve kundër personit’. Gjatë kontrolleve të ushtruara në dhomën e hotelit ku ndodhej Stresi është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm. Bashkë me reperin, policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariatin nr.4 edhe një 20-vjeçare nga Tirana me iniciale P. Ç. Vajza do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale të ‘Moskallzimit të krimit’. Por kjo nuk është hera e parë që Arkimed Lushaj prangoset për mbajtje armësh pa leje, ai njihet edhe për përfshirjen e tij në sherre dhe konflikte të tjera. Herën e fundit, Stresi ka përfunduar në prangat e policisë, ka qenë në 13 prill të këtij viti, teksa konsumonte kokainë në një lokal në Tiranë. Ndërkaq, ai është arrestuar edhe disa herë të tjera, pasi qarkullonte me armë pa leje. Madje në disa raste reperi shqiptar i ka publikuar vetë foto me armë në rrjetet sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.