Kryesore

Rama për Repubblica: Berisha u pendua që s’më hoqi qafe kur ishte në pushtet

14:29 - 23.02.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Rama ka dhënë një tjetër intervistë në mediat italine. Këtë herë ka qenë Repubblica media nga e cila kryeministri ka folur edhe njëherë për djegien e mandateve dhe situatën politike në vend. Sipas kreut të qeverisë kjo është një protestë e atyre që duan pak pushtet dhe që kanë frikë nga reforma në drejtësi.




Pjesë nga intervista e kryeministrit për Repubblica.it   

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë prej vitit 2013, a ndiheni i rrethuar?

“S’bëhet fjalë. Kjo nuk është një protestë e popullit. Nuk janë as jelekëverdhë, as sindikalistë, as studentë. Nuk janë as anarkistë! Është vetëm një pjesë e poltikës që ka zbritur në shesh, pak për pushtet e pak nga frika.

Frikë nga çfarë?

Frikë se mos shfarosen definitivisht. Është një e djathtë e vjetër, që u dërgua në shtëpi 5 vjet e gjysmë më parë nga votat e shqiptarëve. Tashmë i druhen reformës nëdrejtëësi që po bëjmë me Bashkimin Europian për të luftuar korrupsionin, kancerin e vertetë të këtij vendi. Prokurorë, gjyqtarë dhe funksionarë të tjerë të korruptuar do ikin të gjithë! Këtë kanë frikë ata.

 Në shesh kërkojnë doreheqjen tuaj. Dhjetëra-mijëra persona. Ju thoni se as nuk e mendoni dorëheqjen. A jeni i sigurt se do t’ja dilni të ecni përpara?

Imagjinoni sikur të ndodhte në Itali, kjo që po ndodh tek ne, deputetët e opozitës dorëzojnë mandatet dhe braktisin parlamentin. Pastaj i kërkojnë qeverisë së zgjedhur nga populli që të largohet. Kjo nuk është demokraci, është tirani e minorancës. Ne kemi marrë një detyrë nga populli dhe do ta respektojmë.

 

Më falni por është një situatë anormale, sidomos për një kryeministër socialist e progresist, një parlament pa opozite?

Për demokracine parlamentare sigurisht nuk është gjë e mirë, por teknikisht mund të ecim përpara, nuk ka asnjë problem.

Kush dhe cfarë qëndron pas protesave dhe sulmeve kundër jush. Në shesh ishin shumë të papunë, njerëz të varfër.

 

Të gjitha bashkitë e administruara nga të djathtet, të enjten ishin mbyllur. Liderët e opozitës i sollën në protestë të bënin figurantët poshtë parlamentit. Janë 3-4 mijë persona që varen nga të djathtet. Paguhen për të ardhur në protestë.  Por unë jam nga ata që kanë patur gjithmonë respekt për protestat, i dëgjoj të gjithë.

Për shumë njerëz, ky kaos duket si luftë për pushtet. A është kështu?

100% po

A është e vërtetë që sheshi manovrohet nga armiku juaj historik Berisha?

Armiqte e mi historikë janë injoranca dhe vulgariteti. Dy gjëra që nuk i duroj dot. Berisha është gjithmonë aty, ai është shefi dhe Basha është administratori i deleguar.

Ish presidenti ka përdorur fjalë shumë të rënda kundër jush. Tha se njerëzit mund t’ju hedhin në lumë dhe se e vetmja mënyrë per t’ju eliminuar është plumbi.

Ka thënë edhe me keq se kaq. është penduar që s’me ka vrarë kur ishte në qeveri. Kështu është ai, dhe unë nuk i përgjigjem. Dikush më ka thënë më keq se komunistët janë konumistët antikomunistë. Berisha ka qenë shërbëtori i parë i pushtetit komunist dhe pastaj u bë antikomunist. Për fat të mirë nuk jemi më në epoken e plumbave por ne epoken e dialogut dhe perballjes. E refuzoj logjiken sipas te ciles armiku duhet asgjesuar per te fituar lojen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.