AKTUALITET

Sipas metodës së BE-së, inflacioni i janarit ishte 2.4%

18:00 - 23.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Inflacioni në muajin janar sipas matjeve që referohen nga EUROSTAT ishte 2.4%. Ky nivel është më i lartë se matjet kombëtare në të cilat u raportua se çmimet në janar u rriten me 1.9%. Sipas metodës së BE-së, rritja më e madhe e çmimeve prej 5,4%, vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,9%, “Argëtim dhe kulturë”, me 1,8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4%, etj. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,6%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 0,5% secili.




Në muajin janar 2019, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 2,3%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,5%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secili. Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,7%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,4% dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2%. Për të ndihmuar në hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me EUROSTAT, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.