AKTUALITET

Afera në Sharrë, ankohen ndërtuesit: Skandal! Pengon investitorët e huaj

12:55 - 24.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërtuesit vazhdojnë ta cilësojnë një vendim korruptiv, skandaloz dhe të padrejtë, vendimin për tarifën që duhet t’i paguajnë koncesionarit “Integrated Energy B. V” në landfillin e Sharrës për çdo ton dhe, që janë të detyruar të shkarkojnë në të. Ndërtuesi Arjan Leskaj thotë se përpara këtij vendimi të pashkruar, për dherat e shkarkuar në landfill, nuk paguhej një tarifë e tillë.




“Për mua është veprim i pastër korruptiv i pa negociuar me biznesin se çfarë janë mbetje dhe dhera. Për mua është një rast skandaloz. Sektori i ndërtimit është sektori më i ngarkuar me taksa. Përpara ka qenë pa taksë fare ndërsa tani po detyrohemi nga inspektorati t’i çojmë në landfill dhe të paguajë taksë landfillit një gjë që është e padrejtë”- shprehet Leskaj.

Duke denoncuar këtë taksë të fshehtë, ndërtuesi Hajredin Fratari shprehet se me këto mënyra po largohen nga vendi investitorët e huaj, të cilët duan të investojnë në Shqipëri, pasi çdo ditë e më shumë bizneseve të ndërtimit po iu ngarkohen taksa shtesë.

“Janë taksa të fshehta dhe që shkojnë rreth 60 % dhe investitorët e huaj çuditen me të gjithë këto taksa që kemi ne. Çdo investitor i huaj sa merr vesh për taksa largohen për në Maqedoni apo Mal të Zi. Landfilli po abuzon në vend të paguaj ai, paguajmë ne. Këto janë taksa absurde që po vendosen. Unë ndërtoj dhe në Romë dhe habitem dhe nuk arrij ta kuptoj sesi të detyrojnë për dherat t’i çosh atje dhe të paguash dhe një taksë për të. Ndërtimet që bëj në Romë më jepnin lek për dherat që i çoja, sepse i nevojiteshin ato dhera privatëve të tjerë për mbushje.” – thekson Fratari.

Kjo taksë për ndërtuesit është absurde dhe një shqetësim i madh pasi në fund kostot bien në kurriz të konsumatorëve. “Praktikisht çdo gjë i është ngarkuar ndërtimit, sigurisht në fund të ditës ndërtuesi e shkarkon tek konsumatori, por nuk është gjë e mirë, sepse sjell frenim të ekonomisë, rritje të kostova artificiale. E gjitha kjo ka krijuar një situatë shumë shqetësuese për komplet shoqatën e ndërtuesve. Ne përditë kemi ankesa nga anëtarët e shoqatës”,-thotë Leskaj
Një situatë e paprecedent ndodh çdo ditë me kamionët në zonën e trajtimit të mbetjeve në Sharrë. Koncesionari “Integrated Energy B. V” ka shtuar masat e kontrollit të kamionëve.

Koncesionari i inceneratorit të zonës së trajtimit të mbetjeve në Sharrë ka caktuar një tarife 480 lekë/ton, për çdo mjet që shkarkon dhera apo mbetje ndërtimore, ndërkohë që merr nga bashkia 29 euro për çdo ton mbetje organike, të prodhuar nga banorët e kryeqytetit dhe zonave përreth. Situata monopol ka marrë miratimin e Bashkisë së kryeqytetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.