Kronikë

EMRAT/ U vra nga shoku me 5 plumba, ja kush është 45-vjeçari

09:35 - 24.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Martin Ndreca, banues ne lagjen ish-Kënetë, është 45-vjeçari i mbetur i vrarë pak pas mesnate nga shoku i tij. Ndërkaq, Gazeta Shqiptare mëson se autori i këtij krimi të rëndë është 37-vjeçari Ndue Zefi.




Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes rezulton se Zefi e ka qëlluar 45-vjeçarin me 5 plumba. Kjo pasi nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja të armës.

Një prej plumbave e ka kapur atë në shpatull. Nga sa mësohet, autori dhe viktima banonin në të njëjtën lagje, ndërsa 37-vjeçari është larguar pas krimit. Gazeta Shqiptare mëson se vrasja ka ndodhur pas një zënke të çastit.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje, ndërsa kanë shpallur në kërkim autorin e krimit të rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.