Kronikë

Tronditet Durrësi, vritet një 45-vjeçar

09:03 - 24.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 45-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e ish-Kënetës në Durrës.




Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale M.N, banues po në të njëjtën lagje.

Policia e Durrësit, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 minuta të mëngjesit të sotëm (24 shkurt), ku shtetasi me iniciale N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë 45-vjeçari.

Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.