KULTURË

Ekspozita “The Donald”, piktori shqiptar i frymëzuar nga presidenti Trump

09:39 - 25.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke përdorur një armë të bërë me qindra dollarë, duke u përballur me Barack Obamën apo duke sfiduar George Sorosin, Donald Trump është heroi i një shfaqjeje artistike të një piktori shqiptar i cili e konsideron presidentin amerikan një “idhull”.




Artisti 61-vjeçar, Avni Delvina, thotë se puna është përgjigjja e tij ndaj reagimit gjerësisht negativ të mediave ndërkombëtare ndaj qasjes joortodokse të presidentit republikan në politikë.

“Është produkt i dy viteve punë nga zemërimi i fortë për sulmin kundërshtues që i është bërë Trump”, tha Delvina për AFP, duke e përshkruar yllin e mëparshëm të realitetit televiziv dhe manjatin e pasurive të paluajtshme si një “shpirt të lirë”.

Ekspozita e artit në Tiranë, me titull “The Donald”, përmban rreth 50 piktura të frymëzuara nga Trump, duke përfshirë edhe Zonjën e Parë Melania Trumo në vend të Mona Lisa.

I pyetur për pëlqimin e tij ndaj Trump, Delvina citon një thënie të George Orwell: “Në një kohë mashtrimi pohimi i së vërtetës është një akt revolucionar”.

Megjithëse presidenti amerikan akuzohet vazhdimisht se mohon faktet, artisti e sheh atë si një luftëtar trim kundër “Fake News”, një etiketë që Trump pëlqen të përdorë kundër mediave kritike.

Ekziston një ndjenjë e fortë pro-SHBA-së në pjesën më të madhe të Shqipërisë, ku flamujt amerikanë janë një pamje e zakonshme.

Pas fitores elektorale të Trump në 2016, një qytet në Shqipërinë qendrore riemëroi një bulevard në nder të tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.