Bota

Ndalohen komentet, misioni i YouTube: Të mbrojmë fëmijët nga pedofilët

11:37 - 03.03.19 Gazeta Shqiptare

Për të mbrojtur sa më shumë fëmijët dhe familjet, YouTube kërkon të ndalojë komentet në video, pasi raporteve për një rrjet i organizuar pedofilësh.



Shumë brende ndaluan reklamimet në këtë platformë, kur u kuptua, se po shfrytëzohet nga pedofilët për të joshur fëmijët nëpërmjet formave të ndryshme.

Deri më tani, algoritmi i fshinte komentet nga sulmuesit e mundshëm, si dhe ato që kishin përmbajtje të turpshme. Por, tani do të fshijë të gjitha komentet.

Në një njoftim të lëshuar së fundmi, YouTube ka bërë të ditur se do të ndalojë komentet, tek videot që janë të dedikuara për fëmijët e vegjël.

Gjatë muajve në vazhdim, pritet që të ndalohen komentet në të gjitha materialet, që janë të dedikuara për të rinj, nën 18 vjeç.

Së fundmi, YouTube ka bërë të ditur, se ka larguar të gjitha materialet, që mund të përmbajnë brenda Meme Challenge.

Kjo lojë e rrezikshme, shfaqej në filma të animuar dhe i detyronte fëmijët të vet lëndohen, duke i kërcënuar në mënyra të ndryshme.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *