DOSSIER

22 vjet nga 4 marsi i 1997/ Flet piloti: Ja kush dha urdhër për të qëlluar mbi civilë

10:50 - 04.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur kanë kaluar 22 vjet nga trazirat e 4 marsit të 97. Për herë të parë flet ushtaraku, i cili teksa ishte në fluturim, mori urdhër të qëllonte mbi makinat civile në Vlorë dhe Sarandë. Ardian Elezi shprehet se në atë kohë ishte fare i ri dhe pa eksperiencë, megjithatë nuk mundi ti bindej urdhërit për të qëlluar mbi njerëz të pafajshëm. Që prej asaj dite, piloti u largua për në Itali ku dhe kërkoi strehim politik.




Ja si e kujton Ardian Elezi 4 marsin e 97’

4 Mars 1997 – 4 Mars 2019

Kane kaluar 22 vjet e akoma ka ngelur “enigme”, edhe perse jane bere analiza si ajo e Kolonel Astrit Jaupi Komandant i Aviacionit Ushtarak Shqiptar ku ne artikujt e Gazetes Tema eshte diskutuar mbi ngjarjet e precedent te marsit 97 , ku flitet per nje “Tragjedi te njohur dhe te pandeshkuar”, “Berisha , Zhulali e Gazidede autore te shkaterrimit te Aviacionit”

Por edhe si atehere edhe sot e kesaj dite ka ngelur akoma “enigme” e eshte fshehur e nuk eshte diskutuar asnjehere fluturimi im i dt.3 mars 97 me Mig-19 e urdheri qe mu dha ne fluturim per te qelluar mbi Vlore , Fier e Tepelene e me pas fluturimi i dt 4 Mars 97 se bashku me kolegun tim A.Dajci e urdheri qe na u dha ne fluturim per te qelluar mbi nje autokollone me mjete civile nga Saranda e Delvina .

Edhe sot e kesaj dite ka ngelur akoma nje “dileme”, nje ekuacion i pazgjidhur !!!!

Ngjarjet jane analizuar , por pa marre parasysh fluturimet e dt 3 e 4 mars 97 , e pa u marre parasysh keto fluturime , cdo analize sado e detajuar qe te jete ka gabimet e boshlleqet e veta.

Nuk me kane pelqyer mburrjet as mua e as shokut tim , por ishim pikerisht ne , dy ushtarake te rinj karriere e me aspak eksperience per te perballuar nje situate te tille qe ne shume pak kohe ne dispozicion prej 4-5 sekondash ti jepnim kthesen , ndryshimin , shembullin se si duhet te vepronin te gjithe ushtarakeve shqiptare qe jane betuar perpara Atdheut Flamurit e Popullit qe te mos zbatonin urdherat ne kundershtim me betimin Ushtarak.

U bene 22 vjet qe nuk kam dyshuar as edhe nje here te vetme per urdherat qe na jane dhene ne fluturim e jo ne toke , e qe keto urdhera kane ekzistuar dhe ekzistojne edhe sot e kesaj dite , kur ATA qe i kane mohuar keto urdhera , sot jane duke bere “heronjte” e 97 e se si i kane rezistuar ketyre urdherave , e une u rikujtoj ketyre zoterinjeve “heronj” se si na lane te vetem ne fluturim per te marre nje vendim qe ishte ai me i miri qe mund te ekzistoje duke patur parasysh edhe eksperiencen e kohen prej disa sekondash ne dispozicion , e urdhera te tille Jane dhene e sot e kesaj dite po dalin ne drite ; nuk kam dyshuar as edhe nje here te vetme qe vendimi qe morem , per te mos zbatuar urdherin , mund te quhet “dezertim” e “tradheti” , por qe deri me sot la ngelur akoma si i tille !!!!!!

Edhe sot pas 22 vjetesh nuk do ta nderroja asnjehere e me asnje gje tjeter ate vendim qe mora , edhe sot e kesaj dite ne te njejten situate do te veproja njelloj si ne 97 , sepse vendimi i marre ka te beje me Atdheun, Flamurin Popullin e me nderin tim si ushtarak qe une i sherbeva dhe i sherbej Shqiperise .


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Interesante,deshmija e pilotit.Me 3 mars,ne fluturim,-thote ai- m’u dha urdheri per te qelluar mbi Vlore ,Tepelene dhe Fier,por nuk shpjegon,se si u prit kur zbriti ne tone,pa zbatuar urdherin e marre.Realisht,ushtaraku,nese nuk zbaton nje urdher,pervec te tjerave,masa e pare,eshte qe ai te mos fluturoje,deri ne skjarimin-pse nuk u zbatua urdheri.Por piloti vijon deshmine se diten pasardhese,pra me 4 mars,perseri ne fluturim me MIG 19,se bashku me nje kolegun e tij (sa per dijeni avioni Mig 19 eshte nje vendesh,pra del se pilotet kane qene ne avione te vecante),paskan marre perseri urdher,qe tashme te qellonin mbi Sarande dhe Delvine,nje autokollone me mjete civile.Si i pakuptimte,duket urdheri i dyte,kur piloti,nuk ka zbatuar urdherin e pare.Mund te justifikohet se ka qene kohe,si ne lufte,por ama Komanda e aviacionit,ishte ne detyre te plote,qe nenkupton,se zbatimi,ose jo i urdherave ,duhet te jete analizuar dhe per rrjedhoje,sic duket nuk paska marre asnje mase,dhe akoma me keq,e paska lejuar te fluturoje edhe me 4 mars.Ne foto piloti eshte prane nje avioni Mig 15 (sparke)-mesimore-dy vendeshe instruktori,dhe praktikanti.

    Përgjigju ↓