MILOSAO

Karikatura shqiptare merr një nga tre çmimet e Serbisë

12:36 - 10.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arben Meksi nuk ka zhgënjyer sërish. Në Konkursin Ndërkombëtar të titulluar “Relation” dhe zhvilluar në Krushevac (Serbi), ai është përshfaqur në një nga tre punët kryesore. Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 270 karikaturistë, me plot 600 punime nga 48 vende të ndryshme të botës, ku Juria nuk ka hezituar shumë për të.




I jashtëzakonshëm është Arben Meksi në abstragimin e tij, ku tema me peshkun dhe grepin, e zgjedhur enkas për këtë përfaqësim, jepet përmes metaforës që i vendos të dy subjektet në pozicion bashkëbisedimi. -Karikatura u vlerësua për mesazhin dhe grafikën, që Meksi i zgjidh me skrupulozitetin e vet, që lidhet me formimin, por edhe mënyrën e punës që ka zgjedhur.

Arben Meksi është lehtësisht i dallueshëm kur është fjala për t’iu afruar një teme të caktuar. Si një intelektual i plotësuar mundohet që abstragimi mos ta përfshijë lexuesin në hulli të padalshme. Ndjek me thjeshtësi një ide dhe atë e zbërthen me kanonet e karikaturës, por me një cinizëm tipik intelektual, ku ironia, pakënaqësia nuk lënë pas zgjidhjen grafike dhe respektin e kategorive të estetikës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.