SHËNDET

I lini vaktet pa ngrënë? Shkak i shumë problemeve shëndetësore

15:35 - 10.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Njerëzit shpesh i lënë vaktet, sepse janë shumë të zënë apo përpiqen të bien në peshë.




Ka studime që tregojnë se agjërimi i bën mirë shëndetit dhe metabolizmit, por disa vrojtime të tjera afatshkurtra kanë dalë në përfundimin se ekziston një lidhje direkte midis lënies së vakteve e shëndetit të keq.

Studimi më i fundit, botuar në revistën mjekësore “Metabolism”, hedh dritë mbi atë që ndodh nëse njerëzit shmangin ushqimin gjatë ditës dhe kur ulen për të ngrënë, konsumojnë sa për gjithë pjesën tjetër të ditës. Studiuesit dolën në përfundimin se kjo mënyrë të ushqyeri ndikonte negativisht në metabolizëm.

Kur kjo ndodh, rritet me shpejtësi niveli i glukozës dhe vonon çlirimi i insulinës, dukuri që nëse vazhdon për një kohë të gjatë, çon në diabet.

Nuk ka një përgjigje “njëzëri” nga shkenca rreth efektit që ka “agjërimi” në shëndetin e njeriut, por nga ana tjetër, studiuesit bien të gjithë dakord se kur shmangia e vakteve shoqërohet nga të ngrënit pa masë në orët e vona të mbrëmjes, dëmet në metabolizëm janë të sigurta.

Tre arsye pse shmangia e vakteve nuk është e shëndetshme:

Ulet niveli i sheqerit në gjak: Nëse konsumon një vakt, trupi e shpërbën ushqimin. Një pjesë e këtij ushqimi ruhet në formën e dhjamit, ndërsa pjesa tjetër kalon në gjak si sheqer dhe përdoret për të gjeneruar energji gjatë ditës. Kur lihet një vakt, sasia e sheqerit në gjak bie në mënyrë dramatike. Kjo shkakton ndjesinë e lodhjes, si dhe luhatje të insulinës në trup. Nëse lënia e vakteve është kronike, ekziston mundësia që më vonë në jetë të vuash nga diabeti.

Nuk ushqehesh mjaftueshëm: Një dietë e pasur me fruta, perime, brumëra dhe mish pa dhjam, jo vetëm ndihmon trupin të funksionojë si duhet, por ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze. Disa sëmundje që mund të trajtohen me ushqyerje të shëndetshme janë ato kardiovaskulare, tromboza dhe disa lloje të kancerit.

Metabolizmi ndryshon: Kur ha, metabolizmi yt, që është një nga funksionet e trupit, punon për të shpërbërë ushqimin në pjesë më të vogla. Kur kalon një vakt, ai nuk ka asgjë për të bërë. Por në njëfarë mënyrë, metabolizmi është si muskuli. Duhet ta përdorësh, përndryshe e humbet. Kur nuk punon për të shpërbërë ushqimin, ai ngadalësohet. Më pas, herën tjetër që ha, nuk është në gjendje ta shpërbëjë ushqimin aq shpejt dhe si rezultat, kthehet në dhjam. Që të ruani një peshë të shëndetshme trupore është e rëndësishme të hani rregullisht gjatë ditës.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.