MILOSAO

Vizatim

16:30 - 10.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Piktori “Stefos” Stefan Taçi është një nga zërat më të njohur të pikturës shqiptare. Ai i ka ofruar prej pak javësh këto imazhe të këndshme “Milosao”, që kanë qenë pjesë e bashkëpunimeve të ndryshme dhe tw cilat po botohen nw këtë numër.
Stefos është një vizatues shumë i ndjeshëm dhe me kërkesa të larta estetike. Ardhur nga shkolla klasike shqiptare, ai ka mbetur shumë kanonik dhe tejet i vëmendshëm nga ideja, më shumë sesa përmbajtja. Duhet të vlerësohet shpirti i tij artistik dhe gjetjet e veçanta për të përcjellë mesazhet. Kurrë nuk është dalluar patetizmi në frymën e punëve të tij, por kurdo një frymë shumë e madhe pajtimi dhe nderimi, futur në dualitetin e bukur të formë-përmbajtjes.





I tillë ka qenë dhe në prezantimin e fundit te “Nëntori” me kulturën e spikatur por edhe mesazhin e bukur për Skënderbeun. Stefos i bën nder pikturës shqiptare dhe rajonale me frymën që përcjell, por edhe elementët e bukur dhe inovativë që kërkon…Urojmë ta kemi më shpesh…
Vizatimi me krahët është botuar dhe te “Poeteka” dhe është koleksion i Arian Lekës, kurse vizatimi i dytë është realizuar për “Nëntorin”…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.