SHËNDET

8 këshilla të thjeshta për të parandaluar alergjitë e stinës

14:40 - 11.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me ardhjen e stinës së pranverës dhe qarkullimit në ajër të polenit të luleve, jo pak njerëz fillojnë të kenë kruarje e lotim sysh, teshtima të shpeshta e bllokim hundësh; të gjitha këto simptomat kryesore të alergjisë. Më poshtë po listojmë tetë këshilla të thjeshta që do të lehtësojnë sadopak vuajtjet që sjell alergjia e kësaj stine.
1. Ndryshoni ajrin e shtëpisë
Mjekët këshillojnë që të pastroni çdo mëngjes ajrin e shtëpisë suaj, duke shmangur kështu alergjenët që mund të ndodhen aty. Sigurisht që polenet janë faktori numër 1 në shfaqjen e alergjisë. Në jo pak rasti është ajri i kondicionuar i përshtatshëm për të pastruar ajrin e dhomës ku ju qëndroni. Mbyllni dritaret për të shmangur ajrin e jashtëm e të ndotur që mund të ndikojë keq në shëndetin tuaj. Vetëm nëse keni perde të përshtatshme për të filtruar pluhurat e jashtme, mbani dritaret hapur.
2. Pastroni shpesh hundët
Është e nevojshme për të larguar mukusin e tepërt të hundëve, sepse në të mund të jenë grumbulluar alergjenë të ndryshëm, që organizmi juaj i nxjerr jashtë. Për të pastruar hundët mund të përdorni ujë të kripur të cilin duhet ta spruconi lehtë në hundë. Kjo të ndihmojë që papastërtitë të shmangen. Nëse ju bezdis uji i kripur përdorni ujë të pastër.
3. Ushqime të pasura me Omega-3
Sigurisht që edhe ushqimi që konsumoni ka ndikim të ndjeshëm në shëndetin tuaj. Kështu për të shmangur alergjinë konsumoni ushqime të pasura më omega-3. Këto acide gjenden tek peshqit të ngjashëm me salmonin, arrat, lajthitë, farat e lirit e ushqime të tjera. Omega-3 edhe pse nuk është specifike lufton alergjitë nazale.
4. Konsumoni rrepat
Për të trajtuar hundët e bllokuara nga alergjia, konsumoni pak më shpesh se zakonisht rrepat. Po ashtu pjesë e dietës suaj duhet të bëni edhe specat djegës dhe mustardën. Përbërësit e gjendur tek këto ushqime veprojnë ndërmjet tyre natyrshëm, dhe ndihmojnë edhe pse përkohësisht për hundët e bllokuara.
5. Shmangni ushqimet që ju shkaktojnë alergji
Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm për të shmangur në mënyrë absolute ato ushqime që ju shkaktojnë alergji. Kur trupi juaj “lufton” sporet e gjendura në ajrin rreth tij, sistemi imun është aktiv dhe ndjen uri, por duhet treguar kujdes sepse organizmi është më i prirur të shfaqë alergji ndaj ushqimeve.
6. Kryeni aktivitet fizik
Sporti dhe aktiviteti fizik janë gjithmonë të shëndetshëm për organizmin. Ju bën mirë të shëtisni edhe pse mendoni se nëse dilni në ambiente të hapura do të ekspozoheni më tepër ndaj alergjenëve. Pikërisht kjo t’iu ndihmojë që t’i luftoni ato. Të shëtisni në bregdet apo edhe buzë liqenit, apo pranë një lumi do ju bëjë të ndiheni më mirë.
7. Përdorni bimët mjekësore
Studimet e raportuara nga British Medical Journal dhe gazeta të tjera kanë treguar se disa bimë barishtore mund të veprojnë si antihistamina. Një lloj bime e quajtur Petadolex mund të shmangë reaksionet alergjike në organizmin tuaj.
8. Mos harroni medikamentet mjekësore
Nëse rastet alergjike janë shumë të shpeshta dhe ju ndjeheni të kërcënuar nga këto shqetësime, duhet t’i drejtoheni mjekut specialist dhe të merrni mjekimet e duhura. Edhe pse për momentin trajtimet nazale janë më efikase dhe më të përdorura, më përpara duhet të konsultoheni me mjekun për të parë se çfarë është më e mira për ju.




Simptomat e alergjisë:

Teshtima të shpeshta
Sy të skuqur
Hundë të rrjedhshme
Hundë të bllokuara
Njolla në lëkurë
Vështirësi në frymëmarrje
Në disa raste shoqërohet me kollë të lehtë
Mund të sjellë ftohje të menjëhershme
Diarre
Probleme me tensionin e gjakut

Alergjenët më të zakonshëm janë:

alkooli
thumbim i bletës apo i ndonjë insekti tjetër
pushi
ushqimi
poleni i luleve
bari, pemët, shkurret
pluhuri i shtëpisë
ilaçet
myshku
nikeli

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.