DOSSIER

Histori e paharruar… 96 vjet, Kongres Mysliman Shqiptar

10:11 - 11.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ferdinand Samarxhi Mjeshtër i Madh – Në rrjedhën e kohës, gjithmonë ngjarjet, datat, ndezin memorien dhe inkandeshencën e kombit. 96 vjet më parë, kur Shqipëria përjetonte, ende kohën e vrejtur, të lirisë dhe identitetit të saj, kur popuj, perandori të ndryshme nëpërkëmbnin truallin tonë, kur mjegullnaja obskurantiste kishte tjerrur rrjetën e saj, në gjithë skajet dhe skutat e vendit, ku shqiptarët identifikoheshin nga besimi për kombësi, disa burra më zë si Haxhi Vebi Dibra me shqiptarë të tjerë, do të shkruanin histori të paharruar, do të përzgjonin ndjenjat e kombtarisë, kudo ku jetonte kombi ynë.




Ferdinand Samarxhi Mjeshtër i Madh – autori i shkrimit

Kishte ardhur koha, që shqiptarët, më në fund të shthurnin rrjetën, ku tashmë ishin mbeshtjellur. Edhe pse koha për ta ishte ende e pamatë, zgjimi për gjithë trojet tona kishte ardhur. Duke shfrytëzuar rrethanat famëkeqe të kohës, të viteve të luftës së parë botërore, kur shqipëria e mesme dhe e veriut ishte e pushtuar nga Austro-Hungarezët, me përkrahje të komisarit civil Austro-Hungarez Kral, të zgjoheshin dhe të zgjidhnin si një të parë, për të gjithë myslimanët e shqipërisë, një Kryemyftiu vendas, që do të organizonte, gjithë jetën e tyre duke pasur edhe një lloj miratimi nga Shejh-ul Islami në Stamboll. Shkëndija e parë, tashmë kishte ardhë për shqiptarët, për nisjen e organizimit të krijimit të mëvetësimit të tyre. Vjena, duke parë shqipërinë, si një shtet autonom, e jo si një vend i aneksuar prej Monarkisë Habsburge, ishte dakortsuar që myslymaët shqiptarë, të kishtin të parin e tyre të fesë islame. Përqasja e Kryemyftiut të parë nga, Austro-Hungaria, ishte dhe shenjë e parë e shkëputjes nga Shejh-ul Islami i Stambollit. Në ndryshim nga Reis-ul-Ulemaja i Sarajevës që ishte pjesë përbërëse e perandorisë Osmane, që në vitin 1909, do të bëhej dhe aneksimi i Bosnje-Hercegovinës nga Austro-Hungaria. Shqiptarët, po hidhnin hapin e parë, për shkëputjen tashmë nga perandoria Osmane. Tetori i vitit 1916, shënon hapin e parë të mëvetësisë të myslimanëve shqiptarë. Komanda ushtarake austro-hungareze pranoj krijim në Shkodër, të gjyqit të Naltë të Sheriatit, të përbërë nga Krye Myftiu Haxhi Vebi Dibra, me dy antarë, kryesekretar dhe dy shkrues. Në vitin 1917, Austro-Hungaria miratoi “Shkresën e përkohshme për organizimin e Sherisë në Shqipëri”, e cila përbëhej nga 43 nene dhe deri në vitin 1923 luajti rolin e një statuti. Sipas “Shkresës…”, i pari i myslimanëve dhe i Sherisë në shqipëri ishte Myftiu i Përgjithshëm. Nën vartësinë e tij, ishin hoxhallarët , Gjyqtarët e Sherisë ashtu dhe zyrtarët. Myftiu i Përgjithshëm kishte drejtimin dhe kontrollin e epërt mbi të gjitha çështjet e myslimanëve, mbi institutet e bamirësisë dhe të arsimit. Bashkë me të parin e myslimanëve qëndronin dhe dy ulema të cilët me Kryemyftiun përbënin Këshillin e Naltë të Sheriatit. Në shkresë thuheshin dhe detyrat e Kryemyftiut dhe Këshillit të Naltë të Sherisë, të Myftive, gjyqtarve etj.
Hydbet në xhami duhet të mbaheshin në shqip dhe arabisht dhe tu përgjigjeshin urdhrave të qeverisë. Vendimet gjyqësore duhej shkruheshin përherë në gjuhën shqipe.

Duke qenë se shqipëria, tashmë ishte një shtet i pavarur, kishte ardhur koha që lutjet të mos bëheshin më turqisht por në gjuhën shqipe dhe sulltani të mos përmendej më edhe si sulltan i shqiptarëve.
Çdo gjë tani do të fliste në shqip. Nëpër qytete të shqipërisë, Medresetë në Durrës, Shkodër, Berat, Elbasan, Tiranë do të trukturoheshin sipas modelit Europian. Krahas Lëndëve fetare do të mësoheshin në gjuhën shqipe edhe lëndët laike. Në Elbasan do të ndërtohej një universitet ku do të studionin medresistët, gjykatësit e sheriatit dhe dijetarëve te teologjisë. Lufta e shqiptarëve përçonte gjithnjë e më shumë në shkëputjen nga turqia, egjipti etj dhe të ktheheshin sytë nga oksidenti. Shpallja e pavarësisë në 1912 dhe pas saj, do ti gjente shqiptarët të shkëputur përfundimisht dhe me asnjë kontakt me kalifatin Osman. Anjë gjurmë, nuk duhej të gjendej më për turqit dhe xhonturqit. Gjuha shqipe, ishte bazike, për mëvetësinë e myslymanëve shqiptarë. Këtë rrugë ndoqën dhe kuptuan klerikët tanë të parë patriot myslymanë, se ajo do të ishte dhe shpëtimi i mëvetsimit.

Edhe pse nuk qenë shkolluar në Perëndim, shumë prej tyre në sajë të kulturës islame, njohjes së gjuhëve arabisht, persisht e turqisht patën mundësinë të njihnin thellësisht, siç thotë Fan Noli, rrënjët e Qytetërimit Evropian: Përlindjen e shkëlqyer të Persisë, që buronte drejtpërdrejt nga qytetaria greko-romane prej së cilës lindi Përlindja arabe, e cila nga ana e saj përmes Spanjës influencoi Evropën medievale dhe gatiti Përlindjen e madhe italiane, nënën e qytetarisë moderne.
Duke pasur të qartë, dritën e dijës, e cila do ti shpëtonte njëherë e përgjithmonë shqiptarët, jo më kotë të gjithë klerikët, u rreshtuan dhe u vunë në ballë të lëvizjes kombëtare, jo vetëm në saj të formimit të tyre intelektual, por dhe vetëdijësimit kombëtar. Vetë koha, indinjitëeti kombëtar i përcaktuar qartë për kombin, kërkonte dhe impononte një organizim të ri të myslymanëve shqiptarë mbi baza kombëtare, proces ky, që kishte filluar, të ndjehesh, shumë kohë më parë, që u bë bazik në kohën e qeverisë së Ismail Qemalit, me caktimin e Haxhi Vehbi Agollit si Kryemyfti dhe Veisel Nailit si Kryekadi të shqipërisë.
Koha, shtronte nevojën e ngutshme, të mbledhjes të myslymanëve shqiptarë. Edhe pse vendi ishte okupuar, gjendja mjaft e keqe ekonomike, nevoja, shtronte zgjedhjen e delegatëve kohën dhe vendin. Për ta çuar, deri në fund, këtë arritje të tyre, myslymaët shqiptarë, mblodhën, Kongresin e Parë Myslyman Shqiptar.
H. Xhemal Naipi, myfti i Shkodrës, në vitin 1917, i dërgon H. Hafiz Isuf efendi Kelmendit “Rregulloren mbi zgjedhjen e delegatëve për Kongresin e Xhema’ati Islamijes”. Votimi do të bëhej me zgjedhës të dytë. Do të kishin të drejtë vote të gjithë myslimanët, që do të ishin në moshën 21 vjeçare.

Delegatë të kongresit

Të shkruajmë Shqip…

Nevoja, e gjuhës ëmë, çdo ditë e më shumë, bëhej më imediate. Shqipëria ishte kthyer në një plazdar të çizmeve, të trupave të huaja. Myftiu i Përgjithshëm, Patrioti Haxhi Vehbi Dibra, për të ndalur ekspanisionin e tyre dhe përdorimin e gjuhëve të huaja, më 14 dhjetor 1920, i dërgoj, një qarkore, të gjithë Sherive, ku i urdhëronte: të gjitha zyrat e Sheriat se duhet të përdornin gjuhën kombëtare -: “Prandaj, jeni të urdhëruem, mos me përdorë gjuhën turqishte, ndër akte zyrtare, sikurse e kemi përdorë gjer më sot. Nga ky shkak, sekretarët, ashtu dhe shkruesat e gjyqeve sheri, janë të detyruem me ditë gjuhën kombëtare mirë, si me shkrim ashtu edhe me këndim. Veç kësaj, ilameve sheri, përherë do t’u ngjitet një shkurtim në gjuhën shqipe”. Për të përmbushur këtë qëllim, ai njoftoi se, të gjithë nëpunësit do t`i nënshtroheshin një kontrolli nga Gjyqi i Naltë i Sheriatit.

Në një korenspondencë, me gjyqin e sheriatit, të Tiranës, Hqaxhi Vehbi Dibra, do të këmbëngulte dhe theksonte : “Ngjitun u kthehet shkresa nr. 37, 21 shkurt 1922, dërguar Gjyqit të Naltë të Sheriatit për shkak se është shkrue në turqisht. Meqenëse korrespondenca duhet ba në shqipen zyrtare, jeni të porositun për të dytën herë që të mos i dërgoni këtij gjyqi shkresa të shkrueme në gjuhën turke, se nuk do të kryhet asnjë formalitet mbi to”.Një rëndësi e veçantë, në këtë periudhë, iu kushtua edhe përdorimit të simbolikës kombëtare. Haxhi Vehbi Dibra, në mars të vitit 1921, porosiste gjyqin e sherisë së Vlorës që në shkresat dhe aktet zyrtare të mos përdorte vulat turke, por të merrte sa më shpejt që të ishte e mundur një vulë me shqiponjë.
Në një telegram, datë 23 dhjetor 1922, që Haxhi Vehbi Dibra i dërgonte Abdylmexhidi II-të, në zgjedhjen e tij si Kalif i Myslymanëve, ndaj thirrjes së tij për njohjen e pushtetit të tij fetar, për gjithë myslymanët e botës, qartësonte mirë kalifin se tashmë koha e varësisë, ndaj kalifatit dhe drejtimit nga ana e tij, kish perënduar tashmë për shqiptarët.

“Tue i u fal nderit, Halifes së ri, për simpatin dhe bekimet që u ban myslymanëve shqiptar, gjejm rast t`i thomi se parimet kombëtare që banë të ndahet halifeti prej detyrash politike, nja`ato parime kanë ba edhe popullin shqiptar të mbështetet në bashkim vllaznuer e rracnuer pa i vu vesh aspak feve të ndryshme që e ndajnë vetëm në pikpamje të nevojave shpirtnore. Le ta dijë Halifja i ri se, deri sa ai të qëndrojë larg intrigës politike që kanë luejt disa autoritete fetare, myslimanët e Shqipërisë nuk do t`i kursejnë lutjet e veta të përzemërta për shkëlqimin e atij froni. Gjithashtu duhet t`a dijë hilafeti edhe se, ma e vogla intrigë e mbulueme me ngjyra fetare shkakton mënin e përjetshme të popullit shqiptar kundër kujdo froni fetar”.
Të mëvetësuar, për rolin, që do të luante, bashkimi dhe organizimi i shqiptarëve myslymanë, në një mbledhje të përbashkët, Haxhi Vehbi Dibra, i paraqiti qeverisë, për miratim projektin e statutit, të Xhematit Mysliman Shqiptar, për hartimin e të cilit, kishte punuar, nën kryesinë e tij, një komision i posaçëm i përbërë nga intelektualët më në zë të klerit.

Haxhi Vehbi Dibra me klerikë të tjerë patriotë shqiptarë, themelues të kongresit

Kryeministri i kohës, Ahmet Zogu, me 7 dhjetor 1922, nis dy shkresa në Gjyqin e Naltë të Sheriatit. Nëpërmjet shkresës së parë, kërkon mendimin e Gjyqit të Naltë, si edhe për dikasteret e tjera të vendit që, “për t’u dhënë të gjitha zyrave të shtetit një formë moderne, duke siguruar shpejtësinë e mirëvajtjen e veprimeve zyrtare në mënyrën e dëshiruar, veprim që do të jetë i pari hap i përparimit të Atdheut, të njoftohemi me anë të një raporti studimor se ç’masa mendon ai gjyq mbi organizimin e përgjithshëm e mbi përparimin e asaj ministrie e të degëve a të direksioneve të varura prej saj, duke pasur në kujdes gjithnjë ekonominë”, kurse nëpërmjet shkresës tjetër, kërkon që “për të pasur mundësi, që të merren pastaj masat e duhura për t’i dhënë asaj dege një gjallëri e një përmirësim në mënyrën e dëshiruar, jeni të lutur që, nëpërmjet një raporti e të një projekti të posaçëm, të na jepni mendimet dhe mënyrën mbi formimin e Xhemijeti Islamijes”.
Gjyqi i Naltë i Sheriatit me 16 dhjetor 1922 njofton Kryeministrinë se “Zyra e Ilmijes ndjen gëzimin më të madh dhe paraqit falenderimet e Kryesisë për formimin e Xhema’ati Islamijes. Formimi e aplikimi i rregullës së xhema’ateve në atdheun tonë, është një punë me rëndësi, sepse forma kombëtare e shtetit është një pengim për qeverinë që merret me çështje fetare në Shqipëri, ku ndodhen elementë të ndryshëm. Prandaj, për të siguruar mirëvajtjen dhe përparimin e parimeve të larta myslimane, është një gjë e domosdoshme organizimi i xhema’atit, të shtyrë prej nevojës, që po ndihet dhe në qarkun dijetar (Ilmijes). Për vërtetim ju paraqesim Statutin e Xhema’atit, duke u lutur që të keni mirësinë e të na urdhëroni përfundimin e tij”. Me qarkoren e datës 16 dhjetor 1922 Gjyqi i Naltë i Sheriatit njofton rrethet për këtë porosi. Bashkëngjitur me shkresën që shpreh gëzimin e Degës së Ilmijes për këtë iniciativë të qeverisë, pranon se në një vend ku aplikohen disa besime fetare, organizimi i tyre është më i drejtë me xhema’ate.

Mbledhja e parë e Kongresit Musliman Shqiptar

Hapa të paharruara historike drej institucionalizimit…
Këshilli i Naltë i Sheriatit, relacionet e veta me shtetin shqiptar, mbi varësinë e tij (merbutijet), i ka prerë dhe quhet një zyrë indipendente, e lirshme në veprim për mbrojtjen e të drejtave fetare të elementit të vet, si dhe për përparimin e lulëzimin në çdo pikëpamje, prandaj kjo kryesi ju njofton se dhe këshillat e xhema’atit janë të lidhura drejtpërsëdrejti me Këshillin e Naltë të Sheriatit dhe për çdo çështje e marrëveshje që të kenë nevojë, janë indipendente në qarkun e vet, duke mos pasë kërkush të drejtë kundërshtie e pengimi në detyrat përkatëse të tyre”.
Gjyqi i Naltë i Sheriatit i drejtohet Kryeministrisë dhe e njofton se, me që e shikon të nevojshme një këshill (kongres – A. B.) të myslimanizmës (Xhema’ati Islamije), për të cilin është folur e kërkuar herë pas here verbalisht edhe nga ana e popullit mysliman, ka caktuar që të bëhet një mbledhje për formimin e këshillit në fjalë me 20 shkurt 1923. “Me këtë rast e njoftojmë të lartën Kryeministri dhe kërkojmë prej saj të na ndihmojë, duke u dhënë urdhërat e duhura të gjithë prefekturave e nënprefekturave që të zgjedhin rregullisht nëpërmjet bashkive nga 1 person e ta dërgojnë në Tiranë”, përfundon shkresa.
Kryesia e Këshillit të Ministrave dërgon vendimin e vet të datës 29 janar 1923 për dhënien e lejes Gjyqit të Naltë të Sheriatit për të bërë mbledhjen e përgjithshme me 20.II.1923. Ministri i Punëve të Brendshme, Ahmet Zogu, me një telegram sekret njofton Prefekturën Elbasan se i jepet leje Gjyqit të Naltë të Sheriatit për të bërë mbledhjen e përgjithshme me 20.II.1923 për fomimin e Këshillit të Naltë Mysliman, Xhemijeti Islamije, e lypur shumë herë prej popullit mysliman. Lajmëroni në këtë mënyrë të gjitha zyrat kompetente për këtë veprim. Nëse shihet e nevojshme për shkoqitje, merruni vesh me kryetarin e Gjyqit të Naltë të Sheriatit.

Rrugë historike… Pas kryetarit të parë, H.Vehbi Dibra
pas 96 vjetësh, zgjidhet kryetari i KMSH-së Hirësia e Tij e Naltë H.Bujar Spahiu

Nga ana e tij Këshilli i Naltë i Sheriatit me qarkore njofton se “më 20 shkurt 1923 do të bëhet në kryeqytet një mbledhje e përgjithshme prej delegatëve myslimanë për formimin e Xhema’ati Islamijes. Me këtë mbledhje çdo prefekturë do të dërgojë një përfaqësi, e cila do të zgjidhet nga përfaqësuesit e krahinave të lagjeve myslimane, të cilët do të jenë zgjedhë me anë të pleqësive të tyre dhe mandej do të votojnë nën kontrollin e bashkive. Delegatët, që do të dërgohen këtu do të jenë që të dinë me shkrue e me këndue mirë gjuhën zyrtare e të kenë dijeni të plota ashtu dhe besimtarë feje e me morale të mira. Zgjedhjet të bëhen me një shpejtësi të madhe që t’ia mbërrinë mbledhjes në kohën e caktueme. Çështja e shpenzimeve u njofohet më vonë.”
Me telegramin e datës 11 shkurt 1923, Myftiu i Përgjithshëm njofton prefekturat e nënprefekturat se “me që koha e mbledhjes së përgjithshme për formimin e Xhema’atit Mysliman u afrua tepër, zgjedhjet e përfaqësuesve që do të dërgohen këtu, të bëhen vetëm nga ana e bashkive me një shpejtësi të madhe me konditat që ju kemi treguar”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ahmet Zogu me datë 11 shkurt 1923 u dërgon një qarkore shifër zyrave vartëse me këtë përmbajtje: “Jeni të lutur të përpiqeni në mënyrë legale që delegatët, që do të zgjidhen për me marrë pjesë në mbledhjen e përgjithshme të myslimanizmës të jenë patriotë dhe pak a shumë liberalë” dhe një ditë më pas shton: “Nuk është e domosdoshme, që delegatët të jenë hoxhallarë, vetëm duhet të jenë patriotë dhe pak a shumë liberalë”. “Me qenë se shumica e delegatëve nuk mundën me u mbledh, mbledhja do të hapet me datë 24.II.1923”.

Delegatët firmosin aktin e krijimit të KMSH-së

Letra drejtuar A.Zogut për themelimin e kongresit

Rregullore e kongresit

Statuti i kongresit

Pastaj vazhdojnë urdhrat e njëpasnjëshëm telegrafi kë në lidhje me emrat e personave që duhet të zgjidhen delegatë për në Kongresin Mysliman. Prefektura e Dibrës urdhërohet: “Si delegatë për në mbledhjen muhamedane, që do të bëhet këtu, zgjidhni zotërijtë Vehbi, Myfti i Përgjithshëm dhe Salih Vuçiternin”.
Po atë ditë Prefektura e Kosovës porositet: “Si delegat për në mbledhjen e përgjithshme muhamedane, që do të mbahet këtu, zgjidhni Qamil Balën, Halim Gostivarin dhe Osman Nikolicin”. Kjo është praktika e zgjedhjes së delegatëve për këtë Kongres, pra me që supozohej se kryetari i bashkisë është zgjedhur nga populli edhe delegatët mund të zgjidheshin nga kryetari i Bashkisë. Në ato vende ku nuk ekzistonte ky institucion, zgjidheshin nga mbledhja e kryepleqve. Më në fund, mbasi listat ishin grumbulluar në Gjyqin e Naltë të Sheriatit, ky ia përcjell Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke i bërë edhe konfirmimin zyrtar, se cilët ishin zgjedhur në të gjitha prefekturat, nënprefekturat të trojeve të kombit tonë.

Gjyqi i Naltë i Sheriatit njofton Dervish Himën, kryetar i shoqatës “Djelmënia Dibrane”, se vendi i mbledhjes do të jetë ndërtesa e klubit në fjalë, e cila ndodhej në rrugën e Dibrës, prandaj lutet që “të merren masat e duhura për këtë rast-ndërtesa të stoliset e të rregullohet sikurse duhet, duke u shënuar posaçërisht vendi nga ku do të flasin delegatët, vendet e dëgjuesve, të sekretarisë, të gazetarëve, që mund të jenë të pranishëm, si dhe të përfaqësuesit të Qeverisë. Mbledhja do të kryesohet nga Dervish Hima dhe do të vazhdojë sa ta lypë nevoja”.
Myftiu i Përgjithshëm njofton delegatët, që me datë 21.II.1923 do të bëhet një mbledhje private në ndërtesën “Djelmënia shqiptare” për Kongresin, firmosin marrjen e njoftimit 19 delegatë.

Delegatët të gjithë bashkë: Një zë për kombëtarizëm, një zë për besimin e tyre

Nga ana e Qeverisë, Ministri i Punëve të Brendshme, Ahmet Zogu, me datë 24. II.1923 cakton të deleguar z. Qerim Çelo, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Mes personalitetesh, dijetarësh, krelikësh patriotë si: Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, duartrokitjet e të pranishmëve, të cilët të sjellin ndërmend, kohët e asaj ngjizje patriotike, Haxhi Vehbi Dibra, në fjalën e tij të hapjes së punimeve të Kongresit, 96 vjet me parë, më 24 shkurt 1923, do të thoshte: “…dera e mejtimit të ixhtihadit (pikëpamjeve) nuk asht e mbyllun dhe jemi gati për me i mejtue disa çashtje fetare, se me ndërrimin e kohës ndërrojnë edhe gjykimet”. “Sikurse e dini zotëria juaj, popullsia e shtetit tonë përmbahet prej tre elementesh, d.m.th. Musliman, Katolik dhe Ortodoks, po në pikëpamje të kombësisë në mes kemi, – iu drejtua Vehbi Dibra delegatëve, – një vllaznie të plotë e të patundshme, e nuk mund të thohet e të kuptohet asnjë send që e tund atë vllaznie të plotë. Çashtja e fesë asht një çashtje e posaçme e sejcili asht i lirë për me sigurue forcimin e fesë së vet”. Me këtë vizion Haxhi Vehbi Dibra, shpallte karakterin liberal dhe demokratik të fesë Islame dhe në të njejtën kohë, duke pasur parassh gjendjen politike dhe fetare të vendit, kërkoj në fjalën e tij, mbi gjithça bashkimin dhe vllazërimin mbarëkombëtar të shqiptarëve pa dallim besimi. Kjo ide dhe ky vizion u bë themeli i punimeve të Kongresit, gjë që u pasqyrua dhe në Statutin e miratuar: “Të sigurojë nisjen (Bashkimin -G.Sh.) ndërmjet muhamedanve dhe të shfaqë shpirtin liberal Hyr dhe ndjerzuer të muhamedanizmës me një zhvillim modern (aser) e kombëtar tuej bamë reforma pa i prekë themelet fetare.”

Ardhje e delegatëve nga trevat e kombit, Shqipëria dhe Kosova

Vendimet e Kongresit Mysliman në mars 1923, ashtu sikurse dhe vendimet e Kongresit Bektashian të Prishtës, në janar 1922 dhe të Kongresit të Kishës Ortodokse në Berat, në shtator 1922, i bashkuan shqiptarët në një komb të vetëm, siç ëndërruan dhe vepruan Rilindasit tanë.
Synimi i Kongresit, ishte sigurimi i “një zhvillimi modern e kombëtar” të fesë islame në Shqipëri.

Dijetarët patriotë klerikë, me në krye Haxhi Vehbi Dibrën, të bindur se myslymaët shqiptarë, gjenden dhe jetojnë mes orientit dhe oksidentit, pa ngatërruar kulturat mes lindjes dhe perëndimit, u orientuan qartë dhe drejtë, vunë në themel të kongresit dhe myslymanëve shqiptarë, për kohën dhe të ardhmen, si në aspektin gjeokulturor, gjeopolitik, jetojnë brenda perëndimit dhe si të tillë duhet që të reformohen dhe të shkojnë drejt tij, pa prekur themelet e besimit, por që e shohin besimin e tyre, bashkohor, modern dhe reformator, që i përshtatet kushteve të zhvillimit, të shoqërisë së sotme moderne.

Në këtë rrugë, të nisur, të mëparshmëve, patriotëve, dijetarëve, klerikëvë tanë, ecën sot tradicionalisht dhe denjësisht, Komuniteti Myslyman i Shqipërisë, Kryetari i Tij, Hirësia e Tij e Naltë, Haxhi Bujar Spahiu, që në themel të jetës, punës, vëprimtarisë së tij, kombëtare dhe fetare, mbetet zhvillimi modern dhe kombëtar i besimit. Përqasja e tij me zhvillimet e sotëme të shoqërisë moderne, kontureve të perëndimit, të familjes së madhe Europiane. Vizioni i Komunitetit Myslyman të Shqipërisë, Kryetarit të sapo zgjedhur, Hirësisë së Tij të Naltë Haxhi Bujar Spahiu, është vizioni i kombtarizmës së besimit, vizioni i Islamit modern bashkohor, vizioni i kontureve të Europës brenda Galidhesë së madhe të kombeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.