SHËNDET

Lëkurë e butë dhe e rinuar, sekreti i të verdhës së vezës

17:00 - 11.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përkujdesi për lëkurë të butë dhe të lëmuar është shumë i rëndësishëm për parandalimin e plakjes së saj, veçanërisht në përpjekjet për të luftuar rrudhat. Pavarësisht se sot, në dyqane të kozmetikës apo edhe në farmaci gjenden lloje të ndryshme kremrash dhe trajtime për lëkurën e fytyrës disa përbërës natyralë funksionojnë vërtetë më mirë. Më poshtë po sjellim një metodë shumë të thjeshtë dhe të lehtë natyrale për pastrimin e lëkurës përmes të verdhës së vezës. Vezët janë një mënyrë ideale për të marrë më shumë proteina dhe vitamina për të cilat lëkura ka nevojë.




Veza ofron një spektër të gjerë, por të balancuar përfitimesh siç janë proteinat, yndyrat dhe ushqyesit. Të verdhat e vezës janë ndër të paktat ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës D. Përdorimi i të verdhës së vezës për lëkurën e fytyrës ndihmon në hapjen e poreve duke larguar papastërtitë dhe duke i dhuruar lëkurës shkëlqim dhe butësi. Rrihni një të verdhë veze, shtojini disa pika lëng limoni për të larguar aromën e vezës dhe lyeni me të fytyrën. Mbajeni derisa veza të thahet në lëkurë e më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Bëjeni këtë trajtim për të paktën një herë në javë. Nëse keni lëkurë të thatë, kombinoni në një tas të vogël të verdhën e një kokërr veze, një lugë gjelle mjaltë dhe disa pika vaj bajamesh nëse keni, në të kundërt përdorni vaj ulliri. E verdha e vezës është e pasur me vitaminën A dhe proteina duke ushqyer lëkurën. Aplikojeni masën në fytyrë dhe mbajeni përreth 20 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Edhe këtë trajtim mund ta përgatisni një apo edhe dy herë në javë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.