BLUETOOTH

Ahmetaj, Rulit: Na ndihmoni, s’jep Topalli lekët. Jozi: Ritvan më shto buxhetin, s’kam lekë për dietat

16:00 - 12.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Ahmetaj, Rulit: Na ndihmoni, s’jep Topalli lekët
Arben Ahmetaj, deputeti socialist është kapur “mat” nga paparaci ynë me ministrin e Bujqësisë Genc Ruli. Po çfarë i ka bashkuar vallë Ahmetajn dhe Rulin? Dihet që kohët e fundit socialistët e kanë drejtuar batarenë e tyre të akuzave ndaj ministrit të bujqësisë, sidomos për koncesionet që ky i fundit ka dhënë gjatë kohës që ka qenë ministër i ekonomisë. Por që të ketë shkuar Ahmetaj për të kërkuar sqarime për këtë fakt, kjo është e pabesueshme. Varianti më i besueshëm është ai që Ahmetaj i ka kërkuar Rulit, si më i moderuar që është të ndërhyjë te kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, të paktën të zhbllokohen rrogat e deputetëve socialistë.

Jozi: Ritvan më shto buxhetin, s’kam lekë për dietat
Dihet se kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka shëtitur gjithë botën. Dihet gjithashtu se shefes së parlamentit të Shqipërisë i pëlqejnë udhëtimet jashtë vendit. Por Bodja, ka bërë shkurtime edhe në buxhetin e kuvendit, duke përfshirë edhe atë të kryetares. Por nuk e ka pasur të thjeshtë me Jozefinën, që ndërkohë mban edhe pozicionin e nënkryetares së Partisë Demokratike. Jozefina nuk ka ngurruar ta thërrasë Boden veçmas, madje jo në zyrën e vet, por pikërisht në sallën e kuvendit. E kishte harruar mikrofonin hapur, dhe nga ajo sa është dëgjuar, mësohet se Topalli i ka kërkuar Ritvanit që të mos e heqë buxhetin e saj të dietave dhe udhëtimeve. Fundja, tani pas procesit të liberalizimit të vizave do të ketë një punë më shumë nëpër botë, duke bindur ndërkombëtarët se nuk do të ketë shqiptarë që do të duan të ikin përfundimisht nga vendi i tyre.

Ky shkrim u botua më 23 Tetor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.