EKONOMI

Nis rritja, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,1

15:15 - 12.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Treguesi i papunësisë shënon rritje të lehtë në tre muajt e fundit të vitit të vitit 2018. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tremujorin e katërt 2018, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 12,3 %. Në terma vjetorë, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,1 pikë përqindje. Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 12,5 % dhe për femrat është 11,9 %. Shkalla e papunësisë për femrat është 0,6 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, shkalla e papunësisë për meshkujt ka rënë me 1,2 pikë përqindje, ndërsa për femrat ka rënë me 1,0 pikë përqindje. Në tremujorin e fundit, treguesi i papunësisë për femrat është rritur në raport me tremujorin e mëparshëm, duke dhënë ndikim në treguesin total, ndërsa për meshkujt ka vijuar rënien. INSTAT raporti rënie të punësimit në bujqësi dhe rritje në sektorin e industrisë dhe shërbimeve.




Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 22,3 %. Në terma vjetorë shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2017, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e katërt të vitit 2018 është 2,3 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e tretë 2018, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rënie prej 0,9 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 9,2 %. Në terma vjetorë ky tregues pësoi një rënie prej 1,3 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup-moshë shkalla e papunësisë u rrit me 0,3 pikë përqindje. Sipas INSTAT, Në tremujorin e katërt 2018, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,0 %.

Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2017, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 1,6 % dhe krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, ky tregues u rrit me 0,3 %. Në tremujorin e katërt 2018, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 12,3 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2017, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e tretë 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,1 pikë përqindje. Në tremujorin e katërt të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 68,7 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 1,3 pikë përqindje më e lartë. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues ka pësuar një rritje prej 0,4 pikë përqindje. Për femrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 60,6 %, ndërsa për meshkujt ky tregues është 76,9 %. Për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 16,3 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat është rritur me 2,2 pikë përqindje dhe për meshkujt është rritur me 0,5 pikë përqindje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.