Show-Bizz

Zbulohet bashkëjetesa e Aurela Hoxhës me të dashurin milioner

11:51 - 12.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej disa kohësh Aurela Hoxha i ka munguar Shqipërisë. Edhe pse herë pas herë ajo rikthehet dhe nuk i kursen daljet publike, bukuroshja është zhvendosur në Spanjë. Aurela që pak muaj pak jetës së re lajmëroi edhe angazhimin e saj të ri, biznesin e bikinit, tashmë në tregun ndërkombëtarë. Por ajo që s’dihet dhe që vetë shoëgirli është përpjekur ta mbajë të fshehur është jeta private dhe djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën. Veç karrierës dhe ëndrrës për të prekur famën ndërkombëtare, ajo që e mban “peng” në Spanjë është edhe partneri saj prej më shumë se dy vitesh.




Gazeta Shqiptare ka mundur të mësojë se Albani prej disa vitesh jeton në Spanjë, ku dhe ka bizneset e tij në fushën e hotelerisë. Djaloshi nga Miloti dhe Aurela janë njohur gjatë pushimeve të saj në Spanjë nga miq të përbashkët. Që pas takimit të parë, ishte Albani ai që vendosi të vijë drejt Shqipërisë për të kaluar më shumë kohë me të dashurën e tij të re. E pas disa udhëtimesh, çifti vendosi të bashkëjetonte në Spanjë. Krahas biznesneve të partnerit, Aurela kërkoi edhe famën ndërkombëtare, duke u marr me pasionin e saj, modën. Ndonëse kur vjen puna për jetën private, është hermetike, nuk kanë qenë të rralla rastet kur daljet me Albanin kanë mundur të fotografohen edhe nga paparacët. Madje edhe miqtë e afërt kanë “zbuluar” copëza nga historia e tyre e dashurisë.

Të afërmit e çiftit flasin për një marrëdhënie serioze mes të dyve, lidhje formale edhe për familjarët. Gjatë vizitave së tij në Tiranë, djaloshi qëndron tek shtëpia e modeles, fakt ky që konfirmon edhe njëherë se lidhja mes dyshes është serioze e pse jo shumë shpejt mund të kemi lajmin e mirë se të dy kanë vendosur të hedhin hapin e madh. Krahas jetesës jashtë kufinjve, çifti nuk kursen as udhëtimet luksoze. Për ata që i njohin nga afër Aurela dhe Albani njihen si çifti që pëlqen udhëtimet dhe destinacionet e luksit. Vetëm pak ditë më parë shëgirli festoi ditëlindjen e saj në Barcelonë, në një festë ekskluzive me maska dhe balerina të ftuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.