Aktualitet

Haradinaj i kthen përgjigje Mogherinit: Dialogu mund të vazhdojë pa e hequr taksën

10:58 - 13.03.19 Gazeta Shqiptare

Ramush Haradinaj, Kryeministri i Kosovës, iu kundërpërgjigj përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, e cila apeloi sërish për heqjen e taksës për produktet serbe.



Ajo deklaroi se ditën që do të hiqet taksa, do të ftojë një takim të ri për dialogun e që do të sillte një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit.

Përmes Tëitter-it, kryeministri Haradinaj, ka bërë të ditur se dialogu nuk duhet të lidhet me taksën, pasi edhe bisedimet kishin dalë jashtë binarëve përpara se të vendoseshin këto masa të shtetit kosovar.

“Mungesa e transparencës, inkurajimi i propozimit të shkëmbimit të territoreve dhe moszbatimi i marrëveshjeve ekzistuese – këto janë arsyet. Dialogu mundet dhe duhet të vazhdojë pa e lidhur atë me taksën”, – shkroi Haradinaj.

LEXO edhe: Mogherini presion Kosovës: Hiqni taksën, të vazhdoj dialogu me Serbinë

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *